Home KRYESORE Shkodra dhe kryetarja Voltana Ademi mirëpriti autobusin kulinar të shijes unike Neranxi

Shkodra dhe kryetarja Voltana Ademi mirëpriti autobusin kulinar të shijes unike Neranxi

Autobusi kulinar i shijes unike te cilësisë sot ndaloi në Shkodër me kuzhinën meksikane dhe aziatike e cila u mirëprite nga qytetaret shkodrane dhe përgëzua si gjetje nga kryetarja e Bashkisë znj. Voltana Ademi.

Shpërndarje e “ushqimit në rrugë” është pjesë e atyre “një mijë e një ideve për një shije”, me të cilën Nikollaq Neranxi po tenton evoluoje kulinarinë e Shqipërisë me shpejtësi dhe sot radhen e kishte qyteti verior i Shkodres.

Shefat e Kuzhinës se Shkollës Kulinare Neranxi, Chef Josephine Desepeda, Chef Eri Muhaj, Chef Albana dhe Chef Visarion Parenthis se bashku me studentet e shkollës se Shijes, te Piazza pranë Pedonales për rreth kater ore komunikuan me qytetaret e Shkodrës nëpërmjet shijes dhe shërbimit profesional.

Kete novacion te artit te gatimit e përshëndeti edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Volatana Ademi e cila ishte mikpritësja e kësaj iniciative te Autobuzit te Shijes te Institutit Kulinar Neranxi ne qytetin e kulturës dhe traditës.

Znj. Ademi duke komplimentuar këtë ide novatore te shijeve te ndryshme te kuzhinës, degustoi se bashku me qytetaret shkodrane, prodhimet meksikane dhe aziatike te autobusit te shijes dhe shtoi se do dëshironte ta kishte perseri Autobuzin e Shijes ne Shkodër.

Znj. Ademi qe shquhet për vetitë e saj mikpritëse dhe qytetare para hapjes se aktivitetit, priti ne zyrën e saj ne Bashki drejtuesin e PR te Institutit Kulinar Neranxi, z. Artur Nura dhe diplomatin dhe gazetarin diplomatik me origjine nga Shkodra, z. Genc Mlloja i cili i dhuroi kryetares Ademi librin e sapo botuar “Kina, një Vështrim Shqiptar” autor i te cilit është vete.

Ky ishte stacioni i fundit e Autobuzit te Shijes për këtë jave, por kjo tradite e re synon te vizitoje te gjitha qytetet e Shqipërisë duke ardhur sa me afer familjeve, ne plazhe apo ambiente te tjera turistike dhe me kënaqësitë e shijes qe realizohen nga produkte te cilësisë së lartë të zgjedhura nga vetë vete kompania Neranxi.

Share: