Home Approccio Italo Albanese SISTEMI ITALI NË BALKAN FILM MARKET 2018

SISTEMI ITALI NË BALKAN FILM MARKET 2018

Do të nisë nesër, më 4 Tetor 2018, pranë The Plaza Hotel në Tiranë programi intensiv i takimeve kushtuar Italisë në Balkan Film Market 2018, kuruar nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë e Ministrisë shqiptare të Kulturës. Panele të dedikuara, stand-e dhe evente sektoriale, të cilat do të organizohen me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e Ministrisë italiane të Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore, Ambasadës së Italisë në Tiranë, Agjencisë ICE, Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, ANICA, Roma Lazio Film Commission, Fondit Audioviziv FVG, Apulia Film Commission.

Dita do të hapet me panelin Film Albanian Nature for Sustainable Future, që do të promovojë skenografitë e jashtëzakonshme natyrore të zonave shqiptare të mbrojtura, të mbështetura gjatë këtyre viteve nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim në Shqipëri. Do të vazhdojë më pas takimi clou Focus Italy: Co-producing for the International Market, në të cilin do të prezantohet legjislacioni i ri italian në sektorin audioviziv, situata aktuale dhe perspektivat e bashkëpunimit tregtar ndërmjet operatorëve italianë dhe vendeve ballkanike, që do të ndiqet nga networking reception.

Në ditët në vijim do të mbahen takime të reja me publikun dhe profesionistë të kinematografisë, nga vendet e Ballkanit dhe vendet kryesore të Europës, të cilat do t’i dedikohen, në mënyrë të veçantë, pitch të ditës së premte 5 shtator dhe b2b të ditës së shtunë 6 shtator.

Në ndërhyrjet e tij, Ambasadori Cutillo do të nënvizojë efikasitetin e koordinimit midis stakeholderave, duke i uruar Balkan Film Market te njejtin sukses të arritur më herët në MIA (Mercato Internazionale dell’Audiovisivo di Roma), edicioni i katërt i të cilit do të zhvillohet së shpejti, nga data 17 deri më 21 tetor, në Itali. Drejtori i ICE Tirana, Elisa Scelsa, do të prezantojë instrumentat në mbështetje të ndërkobëtarizimit të sektorit. Eventi do të jëtë, sipas Kryetarit të Departamentit Ndërkombëtar ANICA, Roberto Stabile, “një mundësi tjetër takimi dhe oportunitet për sistemin audioviziv italian për t’u prezantuar jashtë shtetit në mënyrë kohezive dhe të koordinuar, dhe për të ilustruar të gjitha mundësitë që vendi ynë i ofron operatorëve të huaj, falë punës për ndërkombëtarizimin që Anica çon përpara për Drejtorinë e Përgjithshme për Kinematografinë pranë Ministrisë së Pasurive dhe Aktiviteteve Kulturore, në bashkëpunim me ICE”. Përfaqësuesi i Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, Nino Merola, ka theksuar rolin e Italisë si promovuese e shkëmbimeve konstruktive midis sistemeve të dy vendeve, fale një ekslence të njohur italiane: Matera, Kryeqytet Evropian i Kulturës 2019. Një histori suksesi, e bazuar në një kombinim të gjetur midis kulturës, kinematografisë dhe mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe natyrore.

Share: