Home KRYESORE VIDEO/ “Blic” në Tiranë, policia kontrollon 129 persona, 3 të arrestuar

VIDEO/ “Blic” në Tiranë, policia kontrollon 129 persona, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës e mbështetur nga Forcat Speciale “Shqiponja” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve kanë kryer operacione “blic” gjatës natës së djeshme dhe ditës së sotme. Në shenjëstër kanë qenë automjetet e shtrenja dhe zonat ku dyshohet për elemente kriminalë. Janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete, ndërsa 3 persona janë vendosur në prana.

Njoftimi i policisë

Gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal
Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim :

– Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi :

– Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.
Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Share: