Home KRYESORE Vrasja e ekstremistit/ Dule: Kush e dha urdhërin? Të vijnë ekspertë grekë

Vrasja e ekstremistit/ Dule: Kush e dha urdhërin? Të vijnë ekspertë grekë

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi sot se ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek Kostandinos Kacifa. Në një deklaratë për gazetarët, pas vizitës në familjen e të ndjerit, Dule u shpreh se hetimi duhet të jetë transparent. Për këtë tha ai, duhet një ekspertizë e përbashkët nga Shqipëria dhe Greqia.

Dule: Dëshiroj që të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi, por të demonstrojmë vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj me të gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë me delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet ende pa përgjigje. Kush ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën.

Prioritet i parë dhe i fundit në çdo operacioni policie, me përjashtim të vendit të Kim Jong Un-it është shpëtimi i jetëve të forcave të rendit dhe së dyti të atij ndaj të cilit operojnë. Gjë që mesa duket është shkelur në rastin konkret.

Sipas Dules, policia vuri vetë në pikëpyetje operacionin e djeshëm, ndërsa për ta bërë edhe më të besueshëm zbardhjen e të vërtetës do të duhet edhe një ekspert europian.

Dule: Policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm. Duhet që të jemi të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qyetar ka për policinë e vendit tonë. Në këto kushte është e domosdoshme që duke qenë se kemi edhe rastin e nënshtetësisë për të ndjerin, që ekspertiza mjeko-ligjore të jetë e përbashkët edhe me një ekspert nga shteti grek ku në të njëttin kohë ishte shtetas. Por në të njëjtën kohë kërkohet që këtij procesi t’i jepet besueshmëria të ketë garancinë dhe mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve europianë.Opinion.al

Share: