Në konferencën e përbashkët me kreun e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dha një mesazh edhe për gazetarët.
Ai i ftoi ata të qëndronin afër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe zëdhënësit të tij Gentian Mullai, pasi do të kishte goditje interesante.
Si duket ministri i Brendshëm ka qenë në dijeni të operacioneve të policisë për goditjen dhe arrestimin e dy ish-deputetëve të Ramës, ndaj dhe dha paralajmërimin e rëndësishëm për mediat.
v.l/ Dita