Home KRYESORE Zuk Thaci, ish studenti i Institutit Kulinar Neranxi, tashmë asistent docent i...

Zuk Thaci, ish studenti i Institutit Kulinar Neranxi, tashmë asistent docent i mësimit të gatimit

Zuk Thaci është me origjinë nga Qarri i Bujanovcit në Kosovë, por i lindur dhe rritur në Shqipëri në fshatin Ballaj, Komuna Gose e Kavajës, tashmë pas diplomimit në Institutin Kulinar Neranxi dhe për shkak të rezultateve të mira dhe pasionit për punë, ai është punësuar po aty si asistent docent i Kulinarisë.

Zukun në Institut gjatë orëve të mësimit e gjen kudo nëpër laboratorë të ndryshëm mësimor dhe sipas programeve të para caktuara, në ndihmë të docenteve dhe studenteve duke dhëne eksperiencën e tij e ndihmuar çdo njërin tek i cili shfaqet nevoja.

Karakteristika e veçantë e këtij asistent docenti të kulinarisë qëndron te fakti se atë e gjen gjithmonë të buzëqeshur dhe të gatshëm të shërbeje me profesionalizëm dhe qytetari, të paktën gjatë orëve te mësimit qe ne mundemi ta shikojmë.

Këto tipare elegante të këtij djali në moshe të re, por që duket me shume eksperiencë, e vëmë re më shumë ne vizitoret e jashtëm të Institutit Kulinar Neranxi, ndaj të cilëve ai është gjithmonë mikpritës dhe shumë xhentil.

Duke parë një personel të tillë të kësaj shkolle kuzhine, sigurisht që mendon se kriteret e vlerësimit të profesionalizmit dhe shërbimit cilësore janë ato të duhurat të vlerësimit racional të asaj që ofron çdo individë.

Pra vlerësimi i duhur që e bën dallimin e duhur mbi individin serioz dhe cilësor nga ai dembel dhe jo kërkues ndaj vetes e një djalë i tillë dhe profesionist i shkëlqyer padyshim që është edhe një familjar i mirë.

Urime Zukut dhe familjes së tij, por edhe Institutit Kulinar Neranxi që e ka punësuar dhe e ofron si model edhe për studentet e tjerë të kësaj shkolle profesionale të kuzhinës cilësore.

Pas një bashkëbisedimi me Zukun ai na ftoj ta shoqëronim ndërsa po i shpjegonte dy studentëve një recete të cilën donte të na e sugjeronte edhe neve e lexuesve të Perqasje.com.

Shpjegimin asistent docent Zuk Thaci e bënte me pasion dhe kujdes te veçante ndërsa përgatiste dhe gatuante duke ua shpjeguar dy studenteve pjatën me brinje qingji gatuar me verë Marsala dhe rozmarine, trumze dhe pesto hudhre, shoqëruar kjo pjate me patatet me salcë karote dhe salcën e përftuar nga gatimi i mishit prere sipas anatomisë se saj.

Per ta mbyllur këtë shkrim duhet thëne se shijuam një pjate te shkëlqyer dhe se Zukut i urojme veç suksese në punën që bën me elegancë dhe shije tek Instituti Kulinar Neranxi. Urime Zuk Thaci, sofra yte do jete gjithmonë cilësore si edhe puna qe kryen këtu. Urime!

 

 

Share: