Home KRYESORE Afrim Krasniqi: Emrimi, dekretimi i Gjeneralit minister? Te gjithe kane gabuar, standardi...

Afrim Krasniqi: Emrimi, dekretimi i Gjeneralit minister? Te gjithe kane gabuar, standardi i shtetit humbi!

Nuk është një debat real për emrin dhe as nenin kushtetues. Kushtetuta është e qartë, praktika gjithashtu, por palët nuk e kanë lexuar dhe as nuk kanë ndërmend të lexojnë Kushtetutën. Kush ka gabuar?

Të gjithë, pyetja është, cili gaboi më shumë. Natyrisht gaboi Presidenti, i cili krijoi një praktikë ekstra kushtetuese duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, gaboi kryeministri, i cili emëron ministra fillimisht përmes rrjeteve sociale dhe pastaj me letra në zyrat e shtetit, gaboi edhe kandidati për ministër, i cili doli në studio TV si ministër pa u dekretuar ende, gabojnë ata që presin që në sherrin e ri të krerëve të shtetit lexojnë parime dhe jo pazare, gabojnë më së shumti ata individë publikë, të cilët e shohin debatin më të ri kushtetues me emocione tifozësh partiakë.

Në fund të ditës nuk kanë humbur personalisht as Presidenti dhe as Kryeministri sepse siç u tha, është raund vijues i lojës së shahut mes tyre. Natyrisht do ketë zgjidhje dhe do kemi ministër dhe ministri, por a do kemi shtet, të së drejtës, kushtetutë, parime, transparencë dhe llogaridhënie?

Raste të tilla janë dëshmi e plotë e faktit se të humbura janë standardi i shtetit të së drejtësi, demokracia funksionale, serioziteti i shtetit, dhe imazhi ndërkombëtar tek partnerët.

Vetë politikanët e lartë demonstruan edhe njëherë se ambiciet personale janë dominuese mbi sjelljen shtetërore dhe se axhendat partiake / elektorale janë dominuese mbi axhendën institucionale.

Ata janë dëshmi e aftësisë periodike të elitës politike për të krijuar kriza, si dhe e paaftësisë për të zgjidhur apo parandaluar kriza.

Ne koment me koleget Dervishi e Çipa ne VOA

https://www.zeriamerikes.com/a/4644178.html#player-start-time=158.986352

Share: