Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas sherrit të fundit Rama- Meta, si pasojë e të cilit ministria e Brendëshme ka mbetur pa titullar. Duke vërejtur një përparim në goditjen ndaj krimit të regjistruar në kohët e fundit selia e rrugës së Elbasanit thekson:
““Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.
Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, theksohet nga ambasada e SHBA-ve e cila nihet e inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët”
©Lapsi.al