Shumë njerëz kanë pretenduar se përmbytjet kanë krijuar një det të madh dhe se askush nuk ka parë një katastrofë të tillë natyrore.
Arabia Saudite ballafaqohet me përmbytje të mëdha në muajin e fundit. Në gjithë këtë mbretëri kanë vdekur së paku 30 persona, kanë kumtuar autoritetet saudite.
Gjatë fundjavës së fundit gjendja ishte shumë kritike në zonat e goditura, gjë që mund të përfundohet sipas xhirimeve të cilat janë publikuar nëpër rrejte sociale.
Në video xhirim mund të shihen veturat të cilat lëvizin nëpër ujë i cili e ka mbuluar shkretëtirën. Në një tjetër shihen veturat të cilat qëndrojnë në ujë i cili shtrihet deri në pafund.
Në raportimet nga autoritetet prej javës së kaluar pretendohet se gati 1.480 njerëz janë shpëtuar nga vdekja e sigurt, dhe se shumica e të shpëtuarve jetojnë në kryeqytetin Riad.
Nga zonat e goditura janë evakuuar madje 3.865 persona, derisa 2.001 njerëz janë vendosur nëpër vend strehime.
Guvernatori i provincës saudite Kasim ka urdhëruar që të formohet komisioni i cili do të hetojë një sërë mangësish të cilat kanë sjellë deri te ajo që përmbytjet të marrin një numër aq të madh jetësh dhe të bëjnë dëm aq të madh material.
Përmbytjet në gjithë vendin kanë sjellë deri te një numër i madh i aksidenteve dhe rrënimeve të instalimeve të energjisë elektrike./Insajderi.com.