Home KRYESORE Basha: Opozita nuk kthehet në Kuvend, pa vetting të politikanëve

Basha: Opozita nuk kthehet në Kuvend, pa vetting të politikanëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të dielën nga qyteti i Beratit ka akuzuar qeverinë për krimin në vend, duke theksuar për të disatën herë se opozita nuk kthehet në Kuvend, pa u bërë vettingu i politikanëve.

“Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishmja, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis me pastrimin e politikanëve nga Kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthim në Kuvend me politikanë të lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush. Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë. Ata që bëjnë pakt për vota me kriminelë, do përfundojnë në burg. Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral, Edi Rama futi duart në zgjedhje dhe këtë e dinë të gjithë, si ne dhe miqtë ndërkombëtar”, – deklaroi Basha.

Më tej, Basha shpjegoi edhe pikën e tretë të platformës, që ka të bëjë me luftën kundër koncesione dhe që sipas tij janë korruptive. Basha me tone të larta ka folur për prishje kontratash, duke u drejtuar atyre që i quan oligrak me fjalët: Nuk ka kontratë të blinduar me Ramën, nuk ka shans që ju të falimentoni qeverinë. Ta keni të qartë nuk do të falimentojë qeveria, por do të falimentoni ju dhe do i ktheni lekët, një më një, qytetarëve.

Share: