Tre ekstremistë grekë janë arrestuar të enjten pasdite nga policia pasi dyshohen si organizatorë të bllokimit të rrugës Gjirokastër Kakavijë, pranë fshatit Bularat. Ata kishin ardhur nga Greqia për varrimin e Kacifasit
Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur grek, Babis Karathanos dhe Anestis Kacis.
Agjentët antiterror të pranishëm në terren kanë identifikuar edhe persona të tjerë që bllokuan rrugën. Sidoqoftë deri më tani s’ka një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit.