Ngjarja e fundit në Bularat të Gjirokastrës (ku më e vërteta e të vërtetave është se popullsia e asaj zone është e urtë dhe paqedashëse, ku ndër të tjerë të njohur, do të përmendja mikun tim Anastas Kuremeno, muzikolog), më ngacmoi për t’iu kthyer një “melodie” tejet të vjetër ballkanike, e cila nuk arrin t’i bashkërendojë jo vetëm notat por, mbi të gjitha, bashkësitë që ato krijojnë, veçanërisht, në “kompozimin” politik.
Në ditët e sotme, në Europën Juglindore, ose edhe nëse duhet thënë troç, në gadishullin e Ballkanit, disa “fosile” të politikave të së kaluarës së shekujve 19 – të dhe 20 – të në këtë çerekshekulli të 21- të, tregojnë me prova, dëshmi dhe së fundi me … simptoma të ngjashme se “evolucioni” politik ende nuk ka arritur në “pikun” e duhur të maturisë/ pjekjes.
Makineri shtetërore dhe joshtetërore, për një ngjarje në formë dhe kohë të veçantë, por jo në përmbajtje dhe në linjë të ngushtë me analizën historike, psikologjike, folklorike, mitologjike dhe interesave politike të çastit (që kanë synuar dhe synojnë dhe do të synojnë shmangien e vemendjes së qytetarëve nga e vërteta), i shfrytëzojnë ngjarje të tilla si ajo e Bularatit, për t’i keqdrejtuar ndjenjat dhe interesat e qytetarëve grekë dhe shqiptarë (veçanërisht), për të helmuar marrëdhëniet paqësore shumëshekullore ndërmjet kombeve/kombësive brenda shteteve të Europës Juglindore.
BOOM POLITIKË LESHI DHE NË FAKT JE PREJ PËRSHESHI!
Sherri ka kosto më të mëdha dhe përfitime më të vegjël.
Mirëkuptimi dhe paqja kanë kosto më të vogla dhe përfitime më të mëdha.
Këto dy përfundime janë të përgjithshme, por në kuptim të interesave të grupimeve politike, brenda çdo shteti, marrin tjetër kuptim:
* e hanë të vegjëlit (që përdoren nga të mëdhenjtë si mashë); dhe
* përfitojnë të mëdhenjtë (që, në fakt, janë në hall dhe hedhin të vegjëlit në zjarr).
Është për të ardhur keq që, vlerat e miqësisë që janë shtresuar ndër shekuj e shekuj midis popujve që jetojnë në Ballkan, të mos përdoren për t’u integruar por jo sikundër po përdoren për ta vonuar integrimin.
Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem ndonjë prej atyre që janë marrë dhe janë specialistë në diplomaci, por kam patur fatin të jem i pranishëm dhe të dëgjoj dhe të mësoj nga një madhështor të të gjithë kohërave të diplomacisë botërore, Zotin Henry Kisinger.
Kush nuk pranon këtë logjikë të arsyetuari, pranon … e asaj që populli shqiptar e quan logjikë dhe arsyetim e “sherr budallait”.
“PIKA QË S’I BIE POLITIKËS SË VENDEVE TË EUROPËS JUGLINDORE!”.
Mos vallë duan, apo bëjnë se për “një plesht (duan) të djegin jorganin”