Home Gjeo-Ekonomia Tregu rajonal I mundshëm edhe për fermerët e vegjël dhe të mesëm

Tregu rajonal I mundshëm edhe për fermerët e vegjël dhe të mesëm

Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë ka publikuar BalkanMed E-Business Pages, për të mbëshetteurt binzeset e vendeve të rajonit. Kjo faqe wbi ka gjithë databazën e nevojshmë për shkëmbimet tregtare mes vendeve pjesëmarrëse, për të lehtësuar mënyrën e mbledhjes së informacionit dhe shkëmbimin tregtar. Kryesisht produktet bujqësore dhe blegtorale. Ky projekt vjen si pjesë e një Konsorciumi, të përbërë nga 4 organizata të tjera nga Bullgaria, Greqia, Qipro dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e konkurrueshmërisë së Kompanive, veçanërisht atyre eksportuese në rajonin e Ballkanit dhe Qipros përmes zhvillimit të kushteve për zgjerimin e bashkëpunimit ndër-rajonal, duke nxitur shkëmbimin e informacionit mes kompanive të këtyre vendeve me qëllim nxitjen e eksportit, formimin e klasterave, si dhe transferimin e teknologjisë.

Platforma e biznesit www.bmbpages.biz është ndërtuar dhe tashmë në platformë janë hedhur profilet e rreth 250 kompanive nga secili vend pjesëmarrës, pra në total rreth 1200 kompani, mbi 200 prej te cilave jane kompani shqiptare dhe shoqatave biznesi.

Informacioni për secilën kompani jepet i plotë për produktet, shërbimet, të klasifikuara sipas kodit NACE, si dhe për interesat e kompanive për bashkëpunim.

Pjesëmarrësit sigurojnë një Raport per kapacitetet eksportuese në pesë vendet respective. Sigurojnë gjithashtu një permbledhje te praktikave më të mira të klasterave dhe te modeleve te transferimit te teknologjisë per çdo vend pjesemares, guidë për zhvillimin e klasterave, si dhe guidë për transferimin e teknologjisë.

Share: