Home KRYESORE Flet bariu që takoi Kaçifas para vrasjes: I dhashë ujë dhe një...

Flet bariu që takoi Kaçifas para vrasjes: I dhashë ujë dhe një xhup…

Personi që takoi i fundit ekstremistin grek Konstandin Kacifas para se të vritej nga RENEA ishte një bari i zonës në Bularat të Gjirokastrës. Në një prononcim për mediat greke, ai tregon takimin e fundit me 35-vjeçarin, ndërsa e përshkruan shkëmbimin e zjarrit mes Kacifas e policisë si luftë dhe shton se fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar.

“Konstandinin e pashë, biseduam, u ulëm dhe i dhashë ujë. Pastaj i dhashë xhupin sepse ishte ftohtë. Ai ishte i qetë. Më pas shkova te delet dhe e humba nga sytë, ai u zhduk. Pashë helikopterin dhe fatmirësisht nuk mora ndonjë plumb, ishte një luftë e madhe”– tha bariu.&lapsi.al

Share: