Home KRYESORE Galdini i LDE dhe Olli i PD takojnë Ambasadorin e OSBE

Galdini i LDE dhe Olli i PD takojnë Ambasadorin e OSBE

Pedagogu Arian Galdini ka bërë një postim në profilin e tij në facebook ditën e sotme ku njofton se ai si Kryetar i LDE dhe Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli kanë zhvilluar një takim me Ambasadorin e OSBE z. Bernd Borchardt.
Ky takim vjen në një moment kur situata politike është mjaft e ndezur dhe Opozita po kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve për gjithë zhvillimet më të fundit.
Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore duket të kenë qenë pjesë e bisedës mes Galdinit, Ollit dhe Borchardt.
Share: