Home KRYESORE “Gjenerali”, vetëm maja e ajzbegut të përplasjes Rama – Meta

“Gjenerali”, vetëm maja e ajzbegut të përplasjes Rama – Meta

Kriza për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i brendëshëm nuk është një akt episodik në marëdhënien që po vjen duke u ashpërsuar mes Ramës dhe Metës. Pak ditë më parë, Lapsi.al, botoi një lajm me burime nga opozita ku e lidhte këtë që po ndodh sot me strategjinë e destruktivitetit kundër qeverisë që kanë vendosur të ndërmarin Basha dhe Kryemadhi. Pra, sipas saj, presidenti është i koordinuar me ta për këtë strategji që fillon me “bombat” e publikimit të përgjimeve e shkon deri tek protestat.

Presidenca e përforcoi këtë pandehmë me një deklaratë jo të zakontë. Kur i kërkohej të jepte shjegime konstitucionale për qëndrimin e institucionit, zëdhënësi Tedi Blushi u përgjigj: “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Pra, mesazhi ishte i qartë: më shumë se ligjore beteja ishte politike.

Në të njëjtin gjatësi vale qe edhe një kronikë e Top Channel këtë të mërkurë, e cila vërente se që nga koha kur ka filluar bojkoti i opozitës, presidenti nuk ka firmosur asnjë ligj të dalë nga shumica e kuvendit. Përpos atyre që ka kthyer publikisht, si dy herë ligjin e teatrit dhe një herë atë për uljen e taksave për lojrat e fatiti, Meta edhe ligjet e tjera nuk i ka sigluar, por i ka kaluar në heshtje.

Po ashtu, në qarqet e shumicës edhe dekretimi si kryetare e Kontrollit të shtetit, për gjykatësen kushtetuese, Vitore Tusha, shihet si një shenjë obstruksioni. Presidentit i mvishet qëllimi keqdashës që me largimin e saj nga Gjykata Kushtetuese, të rrënohet edhe një institucion i ri i reformës në drejtësi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku jo është si anëtare zëvendësuese.

Pra nëse shumica parlamentare e voton kandidaturën e presidentit, ajo largon automatikisht edhe një nga dy gjyqtaret e mbetura të kushtetueses, duke minuar ngritjen e institucioneve të reja.

Po ti mveshësh këtyre fakteve edhe atë që Rama tha gjatë fjalimit të së hënës në kuvend ku aludoi se mosdekretimi i Lleshit mund të bëhet në kuadër të një projekti shumë më ogurëzi, nuk është e vështirë të hamendësosh se loja ka filluar. Dhe ajo mund të rrezultojë shumë më e rrezikshme se një lojë paqësore shahu.\Lapsi.al

Share: