Home KRYESORE Ilir Meta refuzon kandidaturën e Sandër Lleshaj. Rama, gati ta komandojë si...

Ilir Meta refuzon kandidaturën e Sandër Lleshaj. Rama, gati ta komandojë si ministër

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se nuk do ta pranojë ta dekretojë Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm.

Në një njoftim zyrtar që i referohet presidentit shpërndarë në media thuhet se:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”

Njoftimi pasoi një takim formal të zotit Meta me Sandër Lleshajn.

Më herët Meta, sipas burimeve të gazetës TemA, Meta i kishte kërkuar një takim privat zotit Lleshaj përmes një kushëriri të tij, që të bisedonin, por ai nuk kishte pranuar.

Takimi u krye vetëm pas një ftesë zyrtare të Metës për Lleshajn, ku ai i shprehu mungesën e besimit që kishte për të.

Tashmë pritet që kryeministri Rama ta emërojë zotin Lleshaj zëvendësiministër të parë dhe ta komandojë atë si ministër të Brendshëm, deri në një vendim të dytë të zotit Meta.

E njëta situatë është dhe në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe pritet që e njëjta gjendje të krijohet dhe me Kontrollin e Shtetit.(

Share: