Home KRYESORE Ja pikat e forta dhe defektet e secilës shenjë horoskopi

Ja pikat e forta dhe defektet e secilës shenjë horoskopi

Dashi – Energjiku

Të lindurit e shenjës së Dashit janë shumë spontanë. Puthin në mënyrë të shkëlqyer. Janë të adhurueshëm. Dashurojnë marrëdhëniet. Për Dashin familja është shumë e rëndësishme. Janë zemërgjerë. Bëni mirë të mos grindeni me ta. Atyre u pëlqen të kenë të drejtë. Janë të sinqertë. Dashi mund të të japë argumente për orë të tëra, derisa të bindë kë ka përballë. Të lindurit e shenjës së Dashit janë njerëzit më të mrekullueshëm që mban Toka!

Demi – Udhëtari

Atyre u pëlqejnë marrëdhëniet që zgjasin në kohë. Luftojnë për gjërat që kanë për zemër. Janë njerëz me largpamësi. Të mbushur me energji. Janë persona shumë të hapur. I ndihmojnë të tjerët për të kaluar situatat e vështira. Atyre u pëlqen të diskutojnë gjatë. Puthin në mënyrë fantastike. Kanë një personalitet të mrekullueshëm. Bëjnë gjithçka për të përmbushur objektivat e tyre. Janë kokëfortë. Adhurojnë gjumin. Janë pak dembelë.

Binjakët – Largpamës

I dëgjojnë gjithmonë të gjithë me shumë vëmendje. Janë të dashur. Binjakëve u pëlqen të japin këshilla. Dashurojnë në një mënyrë unike. Arrijnë t’i habisin njerëzit. Nuk kanë shpirt luftarak, por ama arrijnë të godasin. Ndonjëherë arrijnë të kenë sarkazëm. Mund t’u besosh. Janë gjithmonë në humor të mirë. Të hapur. Janë shumë tolerantë. Binjakët adhurojnë t’i ledhatosh. Ndonjëherë nuk mbajnë mend as ku i kanë lënë gjërat e tyre. Janë gjithnjë gati për dialog. Kanë buzëqeshje shumë të bukur. Janë shumë të fortë dhe bujarë.

Gaforrja – Të bukurit

Puthin më mirë se të gjithë. Janë shumë tërheqës. Dashuria e Gaforres është unike. Janë shumë romantikë. Janë njerëzit që shqetësohen më tepër nga të gjithë për të tjerët. Janë shumë argëtues. Janë plot jetë. Pjesa më e madhe e Gaforreve të marrin shumë shpejt për zemër. Janë persona shumë kreativë. Gaforret dashurojnë plot pasion. Janë shumë spontanë. Nuk kanë shpirt luftarak, por të “çojnë në Djall” kur është e nevojshme. Gaforret janë persona që nuk duhet kurrë t’i humbasësh.

Luani – Mbreti

Tërheqës dhe pasionant. Problemi i Luanit shndërrohet në problem për të gjithë. Janë orator të jashtëzakonshëm. Dinë se si të argëtohen. Pjesa më e madhe e Luanëve veprojnë në mënyrë të parashikueshme. Puthin në mënyrë fantastike. Janë shumë të hapur, por në të njëjtën kohë me këmbë në tokë. Luani di të bëjë pothuajse gjithçka. Preferojnë lidhjet afatgjata. Janë shumë llafazanë. Nuk duhet të tallesh me ta. Janë të rrallë për t’u gjetur.

Virgjëresha – Të organizuarit

Janë me të vërtetë inteligjentë. Shumë besnikë. Shumë largpamës. Bashkëbisedues të shkëlqyer. Gjithçka që ke dashur gjithmonë të kesh. Megjithatë janë modestë. Atyre u pëlqen të rrezikojnë. Duhet gjithmonë të jenë ato që thonë fjalën e fundit. Në marrëdhënie janë dominantë. Janë të adhurueshëm. Mendojnë se ata dinë gjithçka. I respektojnë të tjerët, por e humbasin menjëherë atë nëse shkel besimin e tyre dhe vështirë ta rikuperosh sërish respektin e tyre.

Peshorja – Drejtësia

Dashuria e tyre është unike. Argëtues dhe të ëmbël. Të sjellshëm me të gjithë. Janë aq tërheqës sa vështirë se mund të gjesh si Peshoret në këtë drejtim. Janë njerëzit më të dhembshur që mund të takoni në këtë jetë. Por duhet të shmangësh zënkat me Peshoret. Peshorët arrijnë të krijojnë kaos, por edhe ta parandalojnë atë. Janë miq të besueshëm deri në fund. Peshorët janë njerët që të pëlqen t’i kesh në jetën tënde. Janë fanatikë të sportit. Janë shumë krijues. Janë romantikë të pashpresë.

Akrepi – Luftëtari

Janë tmerrësisht shumë të dashur. Kanë një sens të shkëlqyer humori. I dashurojnë batutat. Në jetën e tyre eksperimentojnë pothuajse gjithçka. Akrepat e arrijnë gjithmonë atë që duan. Tërheqës. Adhurojnë të kenë marrëdhënie afatgjata. Janë shumë llafazanë. U pëlqen t’i llastosh. Janë plot me energji. Puthin në mënyrë të hatashme. Akrepave u pëlqen shumë të festojnë. Dinë të kursejnë para. Mbrojnë personat që kanë përzemër. Kanë shpirt luftaraku. Janë miq të shkëlqyer. Por kur keqtrajtohen, i japin fund miqësisë. Janë tepër romantikë. Janë largpamës.

Shigjetari – Shoqëruesi special

Janë shumë tërheqës. Shumë spontanë. Duan me gjithë shpirt, por nuk e shfaqin gjithmonë. I fshehin shpesh dobësitë e tyre. Janë persona shumë të rezervuar. Mbrojnë me gjithçka kanë personat që kanë për zemër. Ndonjëherë sillen me brishtësinë e një fëmije. Janë të rrallë për t’u gjetur. Kanë shumë dashuri për të dhënë. Ndonjëherë e humbasin durimin dhe nuk të lejojnë të luash me to. Më mirë t’u qëndrosh larg kur janë me humor të keq. Janë shumë të bukur. Janë të sjellshëm me të gjithë personat që takojnë. Dashuria e Shigjetarit është unike. Janë njerëzit më mirëkuptues që mund të takosh.

Bricjapi – Partneri pasionant

Dashurojnë 100%. Janë mirëkuptues dhe krenarë. Të parezistueshëm. Preferojnë marrëdhëniet afatgjata. Janë oratorë shumë të mirë. Arrijnë gjithçka duan. Janë “cool”. Janë “shejtani vetë”. Shumë xhentilë. Seksi. Ndonjëherë janë me humor shumë të keq. Janë dembelë. Gatuajnë me shumë kënaqësi. Pëlqejnë restorantet e mira. Janë me të vërtetë inteligjentë.

Ujori – Shoku i jetës

Puthin në mënyrë fantastike. Janë persona shumë të besueshëm. Unikë. Janë shpesh kaotikë, sepse vizoni i tyre për rregullin është i ndryshëm nga ai i të tjerëve. Preferojnë marrëdhëniet afatgjata. Tërheqës. Kanë ritmin e tyre. Janë dashnorë fantastikë. Impenjohen shumë. Përballen me sfidat. Janë krenarë për veten e tyre. Reflektojnë shumë për gjithçka. Shpesh duan më shumë kafshët e tyre se sa pjesëtarët e familjes. Ndonjëherë mund të jenë irritues për të tjerët kur tregojnë histori ose shpjegojnë diçka. Të paparashikueshëm. Kalojnë pritshmëritë e të gjithëve. Nuk kanë shpirt luftarak, por dinë si të çudisin.

Peshqit – Një partner për jetën

U pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes. Dhurojnë shumë përkujdesje dhe dashuri. Janë shumë të mirëorganizuar. Dashnorë të shkëlqyer dhe plot pasion. Është bukur t’i kesh rreth vetes. Ndonjëherë janë naivë dhe për këtë arsye mund të jenë vunerabël. Japin shumë dashuri tek njerëzit që duan. Kërkojnë gjithmonë të bëjnë gjënë e duhur, edhe pse jo gjithmonë vlerësohet. Janë shumë tërheqës për seksin e kundërt. Duan gjithmonë ta thonë ata fjalën e fundit. Janë të lehtë për t’u gjetur, por të vështirë për t’u mbajtur. Kanë sens shumë të mirë humori. Adhurojnë të tregojnë barsoleta. Popullor. Argëtues dhe të ëmbël. Janë miq të shkëlqyer, por tregohen të kujdesshëm më kë kanë miqësi.

360grade.al

Share: