Home KRYESORE Krasniqi: Shumica e drejtuesve të shtetit të lidhur me krimin ose probleme...

Krasniqi: Shumica e drejtuesve të shtetit të lidhur me krimin ose probleme me te…

Analisiti Afrim Krasniqi, ka deklaruar se duke ju referuar informacioneve të klasifikuara, shumica e drejtuesve të shtetit janë të përfshirë në skandale dhe të lidhur me krimin.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse Presidenti ka informacione të klasifikuara që e pengojnë të flasi për dekretimin e Lleshit, Krasniqi u përgjigj se në bazë të informacioneve të klasifikuara shumica e drejtuesve të shtetit nuk duhet të ishin në postet që kanë për shkak te lidhjeve me krimin.

I ftuar në studion e ‘Opinion’ Krasniqi është shprehur se Presidenti Meta ka zgjedhur të bëjë akt politik sepse në rastin e dekretimit të Lleshit vendos qartë kushtetuta. Po ashtu ai u shpreh se nëse Presidenti do kishte vërtetë bindje personale që ky dekretim të ishte në dëm të Shqipërisë dhe cenonte sigurinë kombëtare, ai duhet t’ja adresonte kryeministri Rama por edhe publikut që mos emërohej.

Biseda:
Fevziu: Po nëse ky informacion është i klasifikuar që nuk duhet të përdoret në publik?

Krasniqi: Me informacionet e klasifikuara asnjë nga drejtuesit e shtetit sot nuk duhet të ishte në poste.

Fevziu: Pse?

Krasnqi: Sepse shumica e tyre kanë qenë të përfshirë në skandale e grupe kriminale, raste korruptive e ngjarje të tjera. /Opinion.al

Share: