Home KRYESORE Kryeministri Zaev: Hungaria të mos i japë azil Gruevskit

Kryeministri Zaev: Hungaria të mos i japë azil Gruevskit

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, shprehet optimist se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në vend dhe do të vuajë dënimin e merituar.

Sipas tij, Hungaria si shtet i BE-së, nuk do të lejojë që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Alsat në Maqedoni.

Zaev madje konfirmoi se ministri i brendshëm i Hungarisë ka kërkuar nga homologu maqedonas Oliver Spasovski të dhëna rreth Gruevskit, se për cilat vepra dhe për çfarë gjykohet.

Share: