Autobuzi i Shijes Neranxi stacionin e radhës ne udhëtimin e tij kulinar e pati ne Kavajë. Chefat Albana Dulellari dhe Eri Muhaj, se bashku me docentin e miksologjisë Sokol Muca dhe një grup studentesh te vitit te dyte Kulinari, shërbyen një seri recetash speciale pastash dhe kokteilesh te brendit Neranxi për qytetaret e shumte te Kavajë.
Shërbimi cilësor, recetat e shkëlqyera dhe mikpritja nga Bashkia Kavajë bene qe qyteti te dukej sikur ishte ne sezon turistik dhe qytetaret kavajas degustuan jo vetëm recetat e pjatava me shije shume te mire dhe kokteilet e mrekullueshme, por edhe atmosferën e kendeshme me muzike te përzgjedhur ne sfond dhe studentet e Institutit Kulinar te cilët nuk u shërbyen vetëm qytetareve qe vinin tek Autobuzi i Shijes Neranxi, por edhe drejtuesve te shumte te makinave ne rrugën kryesore te qytetit.
Kryetari I bashkisë Kavajë, z. Isa Sakja vizitoi me stafin e tij Autobuzin e Shijes Neranxi dhe pasi degustoi produktet e docenteve te Institutit Kulinar Neranxi, tha se ideja e Autobuzit levizes qe përcjell ngado ne Shqipëri shije dhe kulture elegante kulinare, është një ide gjeniale e cila vetëm duhet komplimentuar dhe përshëndetur.
Qytetari Nr. 1 i Kavajës vizitoi nga brenda autobuzin e Shijes dhe se bashku me docentet e Institutit Kulinar Neranxi u shërbeu me mjaft xhentilese dhe respekt disa prej qytetareve te tij pjatat dhe kokteilet e përgatitura duke falenderuar Institutin Kulinar për idenë dhe aplikimin e saj ne qytetin e tij.
Vizita e kryetarit te Bashkisë Kavajë ne Autobuzin e Shijes Neranxi u përshëndet edhe nga presidenti i Kompanisë Neranxi. z, Nikollaq Neranxi i cili shkroi ne profilin e tij ne Instagram se falënderon Kryetarin e Bashkisë Kavajë, zotin Isa Sakja për vizitën qe beri ne Autobuzin e Shijes Neranxi, duke shtuar se vlerëson akoma me shume xhestin e tij fisnik për tu shërbyer vete qytetareve te tij nga Autobuzi i Shijes!