Home KRYESORE Lufta për Kalifatin: Si paguheshin në ar dhe argjend luftëtarët e ISIS

Lufta për Kalifatin: Si paguheshin në ar dhe argjend luftëtarët e ISIS

Luftëtarët e ISIS-it u paguan mirë për shërbimin e tyre, zbulojnë dokumentet që i përkasin grupit terrorist në Irak të cilat janë siguruar nga RT.

Përdorimi i agjentëve kimikë u pagua me argjend, ndërsa eleminimi i helikopterëve apo dronëve të armikut shpërblehej me ar.

Pavarësisht se luftëtarët e ISIS/ISIL iu bashkuan grupit terrorist për shkak të ideologjisë së përbashkët që ndanin apo besimit të tyre për të kryer xhihad, dokumente nga qyteti i Mosulit në Irak tregojnë se lufta për të vetëshpallurin Kalifat kishte gjithashtu e stimujt e saj financiarë.

Ata që shërbyen në ushtrinë e terrorit me besnikëri, shpërbleheshin po me besnikëri, ose të paktën u premtohej një shpërblim. Për shembull, ata që arritën të marrin një avion iu premtua një makinë.

Për të shkatërruar një helikopter apo dron të forcave armike, ushtarët e ISIS shpërbleheshin me  të paktën shtatë dinarë ari, sipas të dhënave të kontabilitetit të siguruara nga RT Arabic.

Përdorimi i armëve kimike vlerësohej më pak nga organizata terroriste e ISIS, e cila u pagoi vetëm 10 dinarë argjendi luftëtarëve të saj për të hedhur një predhë të mbushur me agjent kimik.


360grade.al

Share: