Home KRYESORE Manjani: Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet

Manjani: Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për shkarkimin e prokurorit Ramadan Troci. Manjani ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimin e të cilit, ish ministri e konsideroi një goditje të rëndë për vettingun. Në nisje të reagimit të tij, postuar në facebook, Manjani shkruan se Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

“Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin.Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting! Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja!- shkruan ndër të tjera Manjani.

Share: