Rreth orës 15:30 minuta ka mbërritur në shtëpinë e tij në fshatin Bularat trupi i ekstremistit grek Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 11 ditë më parë. Siç shihet në videon që sjell Lapsi.al qindra njerëz janë duke shkuar drejt banesës për të shprehur ngushëllimet. Arkivoli i tij është mbuluar me flamur grek. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në orën 13:00. Mediat greke paralajmërojnë një pjesëmarrje me rreth 2 mijë vetë nga jashtë kufirit. Ndërkohë Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.
©LAPSI.al