Home KRYESORE Mogherini: Nesër në tryezë negociimi me Thaçin dhe Vuçiçin

Mogherini: Nesër në tryezë negociimi me Thaçin dhe Vuçiçin

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet homologun e tij serb, Aleksander Vuciç nesër (8 Nëntor). Lajmi u bë i ditur nga zyrat për mediat e diplomates së BE-së Mogherini.

“Në takim pritet që dy liderët ta konfirmojnë gatitshmërinë e tyre për të intensifikuar punën për të arritur një marrëveshje të dyanshme për normalizim, e cila është kyce për rrugën evropiane të këyre dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.

Takimi i fundit mes dy presidentëve është mbajtur në fillim të shtatorit. Që nga atëherë palët nuk kanë pasur takime biletarale në Bruksel.

Muajve të fundit në Kosovë temë kryesore është dialogu me Serbinë dhe ideja e Presidentit Thaci për korrigjim kufijsh, që ai planifikon ta shpalosë në Bruksel.

Nuk është arritur konsensus nga spektri politik se si Kosova të paraqitët në tryezë me Serbinë, pasi opozita nuk pranon që dialogu të udhëhiqet nga Presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Express.

Javën e kaluar opozita nuk arriti ta miratoi në Kuvendi rezolutën që ia ndalon Thaçit të flas për kufijtë e vendit në Bruksel.

Ndërsa Kryeminitri Ramush Haradinaj refuzon kategorikisht që me Serbinë të flitet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës.Opinion.al

Share: