Mosdekretimi i Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta, ka sjellë një sërë reagimesh.
Nisur nga kjo situatë, gazetari Lavdërim Lita na ka sjellë disa shembuj nga Italia.
Ja çfarë shkruan Lita:
Refuzimi i presidentit Meta për të refuzuar propozimin e kryeministrin Rama dhe maxhorancës qeverisëse Sandër Lleshi është e para në historinë e demokracisë shqiptare pas 90. Është precedenti i parë.
Presidenti Meta ka deklaruar se ka ngjashmëri edhe me vendimet e presidentit italian Matarella për të refuzuar propozime të kryeministrit italian Conte për Paolo Savona, sot ministër i politikave evropiane, por ishte propozuar si ministër i Ekonomisë. Për shkak të qëndrimeve të tij antieuro, presidenti Italian nuk e dekretoi Savonën si ministër i Ekonomisë.
Precedenti i Matarellës bazohej edhe në precedentë të tjerë të presidentëve të mëparshëm, që kanë refuzuar kandidatë për ministra.
Në 1979, presidenti Sandro Pertini refuzoi propozimin e Clelio Darida për ministrinë e Mbrojtjes.
Në 1994, Berluskoni iu refuzua kandidatura e Cesare Previti (sot në burg për mafia) të ishte ministër i Drejtësisë nga presidenti Oscar Luigi Scalfaro.
Në 2001, Presidenti Carlo Azeglio Ciampi i refuzoi prapë Berluskonit Roberto Maronin ta bënte ministër të Drejtësisë, por e miratoi të ishte ministri i punës.
Në 2014, Presidenti Napolitano i këshilloi Matteo Renzin ti mos i propozonte për ministër prokurorin, Nicola Granatteri, si ministër, pasi prokurori smund të bëhej ministër kur ishte në detyrë./syri.net