Home Approccio Italo Albanese Presidenti Meta viziton Kalabrinë: Arbëreshët janë një pasuri e vyer

Presidenti Meta viziton Kalabrinë: Arbëreshët janë një pasuri e vyer

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u prit nga guvernatori i Kalabrisë Mario Oliverio në Kështjellën Rajonale të Catanzaros.

Takimi u zhvillua në ditën e parë të vizitës tre ditore në Kalabri. Në prag të kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeut që u mbajt në San Demetrio Corone, në prani të Kryetarit të Shtetit Sergio Mattarella.

Presidenti Meta, i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri dhe një delegacion diplomatik, zhvilloi me guvernatorin Oliverio një bisedë të përzemërt që përfundoi me një nënshkrim, të vendosur nga Presidenti Meta, i cili gjithashtu bëri një shkrim të gjatë, në librin e mysafirëve.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i gjatë i lidhjeve historike dhe kulturore që bashkojnë dy popujt. Meta dhe Oliverio ranë dakord mbi nevojën për të intensifikuar partneritetet midis Kalabrisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, u takua gjithashtu dhe me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës, Hirësinë e Tij Donato Oliverio. Por dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe. Të cilët organizuan një pritje madhështore me festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

Presidenti Meta mirëpriti propozimin për krijimin e një Këshilli që do të punojë për ruajtjen e zakoneve, tipareve dhe riteve identitare arbëreshe. Ai premtoi mbështetjen personale e institucionale, sidomos në këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Share: