Home KRYESORE Rama emëron Sandër Lleshin zv/ministër të Brendshëm dhe minister i komanduar

Rama emëron Sandër Lleshin zv/ministër të Brendshëm dhe minister i komanduar

Pas mosdekretimit nga Presidenti Meta, Kryeministri Edi Rama do të emërojë Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm.

Rama e kishte propozuar Lleshin për ministër të Brendshëm, por kandidatura e tij nuk u dekretua nga Presidenti.

Kuvendi do të votojë të martën Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit me kompetencat e Ministrit të Brendshëm.

Vendimi iu bë i ditur sot deputetëve të grupit parlamentar të PS nga vetë kryetari Rama.

Share: