Home KRYESORE Reagon eurodeputetja Theocharous: “Non grata” nga Shqipëria është titull nderi për mua

Reagon eurodeputetja Theocharous: “Non grata” nga Shqipëria është titull nderi për mua

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare për shpalljen e saj person “non-grata” nga Shqipëria. E pyetur nga mediat greke për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi.

“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit” – citohet Theocharous nga “Hellas Journal”.

Sipas të njëjtave burime ajo pritet të flasë në lidhje me vrasjen e Konstandinos Kaçifas të hënën, para Parlamentit Evropian./Lapsi.al

Share: