Home KRYESORE Seven sisters are looking down on us – shtatë motrat po na...

Seven sisters are looking down on us – shtatë motrat po na vështrojnë

Nga Kasem Seferi

Në qoftë se do të shohësh, me kënaqësi, dilentantizëm në politikë dhe diplomaci në këtë shekull të 21 – të, e ke fare kollaj:

Hajde rrotull nëpër Ballkan se e keni mjaft të lehtë!

Zgjerimi i së drejtës së kufirit detar të Greqisë, në drejtim të kufijve të Turqisë, mori “dajakun” e zakonshëm turk.

Por si t’ia bënin diletantët e politikës dhe diplomacisë greke pas dorëheqjes së papritur të ministrit të jashtëm Zotit Kotzias për të zgjeruar kufijtë detarë me Shqipërinë sikundër deklarojnë dhe deklaron lideri grek i radhës?!

Shumë thjeshtë, madje fare fare thjeshtë:

Dërgojmë një “kamikaze grek”, të krijojmë precedent për të bërë presion mbi Shqipërinë (ndoshta mbi qeverinë dhe politikën shqiptare e kanë kollaj, për arsye se në Shqipëri po vijnë zgjedhjet vendore dhe duhen kredite për Qeverinë Rama), duke sakrifikuar një “gjynahqar”.

Thelbi nuk është, thjesht, patriotizma greke, e deklamuar dhe shpërdoruar pa pikë turpi në terrenin e të qenit anëtar i BE – së së Greqisë, duke treguar edhe njëherë se papjekuria ballkanike, asnjëherë me meritë dhe kontribut, nuk është gjë tjetër veçse një dhuratë/karrem për të ta tërhequr këtë gadishull “barbar të demokracisë” drejt demokracisë së vërtetë.

JO, ZOTËRINJ POLITIKANË NË TË DY ANËT!

JO DHE JO!

Problemet e brendshme për mosarritjet, nuk mund t’i përdorni “për të nxjerrë gështenjat nga zjarri, me duart e POPULLIT GREK DHE POPULLIT SHQIPTAR!

Eskili i madh, largohej para se të përfundonte drama e radhës në amfiteatrin magjik të vendit ideal të demokracisë, sikundër e përshkruam i madhi dhe i vërteti ynë KADARE duke qenë “në lidhje dhe rikumbim” me duartrokitjet dhe ovacionet e shikuesve.

Nuk u arrit gjë me marrëveshjen e detit me Shqipërinë?!

Nuk u arrit gjë me të drejtën “ndërkombëtare” për zgjerimin e kufijve detarë me Turqinë?!

DËSHTIM I POLITIKAVE QEVERITARE, PADYSHIM?!

Çfaj u ka populli përkatës qeverisë përkatëse për votën që u ka dhënë për të administruar pasuritë dhe të drejtat sovrane duke bërë të gjithë gjërat mire dhe duke bërë më të mirën e gjërave në politikë dhe diplomaci???

Dhe çfarë ndodh?

Politika dhe diplomacia turret ferrave dhe mbledh gjemba për të çpuar dhe pickuar në mënyrë djegëse atë që ndërtohet nga jetë, gjak, djersë dhe mund njerëzish ballkanikë.

Çdo gjë do të përfundojë në humbje ekonomike.

Fare qartë:

  • do të pengohen emigrantët sezonalë shqiptarë për të punuar në Greqi;
  • do të nxirren pengesa për të shijuar pushimet në zonat turistike në të dy vendet për shkak të prishjes së klimës miqësore;
  • do të …
  • do të duhej të kishte edhe diçka tjetër: TU DILNIN MEND DHE SYTË POLITIKANËVE TË PAPËRGJESHËM!

Nudge është një fjalë në gjuhën angleze e përdorur për t’i thënë dikujt duke i rënë me brryl të kuptojë se çfarë po ndodh që të mos e “hajë sapunin për djathë”.

Andej dhe këndej merimangant thurrin rrjetën e tyre … mesjetare joeuropiane.

“PIKA QË S’U BIE!”

“QAJ NËNO BE, QAJ TË TË TËMË, BALLKANIKËT ENDE NUK I KE NË TË NJËJTIN LËMË!”

Kasem Seferi

Share: