KPK ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Ramadan Troci, të cilit i janë gjetur disa shkelje në deklarimin e pasurisë. Prokurori që arrestoi ish-guvernatorin e Bankes se Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish-kreun e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika nuk e ka kaluar Vetingun.
Relatorja Pamela Qirko tha se ILDKPKI ka raportuar se deklarimet e Trocit nuk jane te sakta, ka kryer deklarim te rreme dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.
“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.9 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.
Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.
Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme per kursimet qe kane sherbyer si burim per blerjen e apartamentit. Ka dyshime per nje shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe eshte deklaruar ne veting si burim per blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale eshte transferuar tek llogaria e nenes se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe per blerjen e nje makine Benz, per shumen 700 mije leke gjithashtu.
Gjithashtu, subjekti ka mungese burimesh te ligjshme per kursimet e vitit 2012, kohe kur ai ka arreduar edhe apartamentin. Hetimi per objektin 32 metra katrore ne Paskuqan tregon se e ka fshehur deklarimin e objektit informal, ne nje truall te zene 450 metra katrore subjekti nuk e ka deklaruar asnjehere kete pasuri.
Babai i Trocit ka thene se objekti 32 metra katrore eshte ndertuar ne token e zene me qellim qe te legalizonin token 450 metra katrore. Sipas Qirkos, Troci ka deklaruar se jeton ne nje apartament me qira ne pazarin e ri me pronesi te shtetasit. A.Sh.
Shtetasi A.Sh. e ka perfituar me klering pasi eshte aksioner i firmes ku eshte ndërtuar. Sipas nje denoncimi te nje qytetari KPK hedh dyshime per vërtetësinë e deklarimeve te Trocit. Gjithashtu mbetet e paqarte se si shtetasi A.Sh. e ka perfituar kete apartament. Ai nuk ka titull pronësie dhe apartamenti eshte me vlere 140 mije euro dhe vlera e qirase eshte shume e ulet krahasuar me tregun, sipas kontrates.
Shtetasi A.Sh. ka deklaruar se ka investuar 30 mije euro per mobilimin e apartamentit, nderkohe qe e ka lene me qira fare te ulet te Troci. Gjithashtu Troci ka fshehur edhe perdorimin e nje automjeti te blere ne gjermani ne emer te vellait me te cilin ka dale edhe jashte vendit. Sipas KPK edhe targa e mjetit ne fjale eshte me inicialet dhe vitin e lindjrs se prokurorit, c’ka ngre dyshime se mjeti eshte i tij dhe eshte fshehur.
Troci eshte shprehur se nuk eshte dakord me gjetjet e KPK per fshehjen e pasurise, ndersa ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me objektin 32 metra katrore ne oborrin e baneses se babait te tij.
“Eshte nje kasolle pa energji pa uje qe e ka ndrrtuar im ate per te perfituar token, une s’kam pas dijeni”, eshte shprehur ai.
“Apartamenti qe jetoj me qira eshte i kunatit te shokut te ngushte. E ka bere per vajzen e vet qe eshte martuar me nje skocez dhe nuk vjen te banoje, dhe me tha bano ti vlla se eshte bosh”, eshte shprehur Troci.