Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: KARKALECA ME KERRI, KOKOS DHE PORTOKALL

Sugjerimet e Shijes: KARKALECA ME KERRI, KOKOS DHE PORTOKALL

Kjo recetë me karkaleca dhe shije portokalli dhe kokosi është një kombinim hyjnor që nuk do ta harroni për një kohë të gjatë. Është nje recetë autentike Thai nga rajonet fushore të Tajlandës qëndrore. Kjo recetë bëhet dhe me peshk. Shtohet pikante sipas dëshirës dhe shijes. Shoqërohet me oriz.

• Koha e përgatitjes: 10 minutes
• Koha e pjekjes: 14 minutes
• Koha totale: 24 minutes
• Serviret për 2 persona

PËRBËRËSIT

• 18-22 karkaleca të mesëm
• 3-4 kokrra karafili të copëtuara
• 3 lugë gjelle me qepë të copëtuar
• 1 lugë kafeje xhinxher i bluar
• 1 spec i kuq pikant
• 1/2 fixhani me lëng pule
• 1/2 filxhani me lëng portokalli
• 1 lugë gjelle koriandër të grirë
• 1 lugë fara kumini
• 1/4 luge gjelle turmerik
• 1 spec i kuq i copëtuar
• 1 spec jeshil i copëtuar
• 1 mandarinë
• 1 hudhër
• 1 lugë gjelle sheqer kaf
• 1.5 lugë gjelle salcë peshku
• 1/4 e kanaçes me qumësht kokosi
• 1 luge kafeje kerri
• Majdanoz i freskët
• 2 lugë gjelle vaj kokosi

PËRGATITJA

Shpëlajmë karkalecat me ujë të ftohtë dhe i qërojmë (bishtin mund ta lëmë sipas dëshirës). I thajmë dhe i vendosim mënjanë.

Qërojmë mandarinën dhe e ndajmë në pjesë. Përgatisim të gjitha perimet, bimët dhe erëzat e tjera për gatim. Nxehim tenxheren ku kemi hedhur vajin dhe shtojmë hudhër, qepë, xhinxher, dhe specin pikant. I trazojmë në zjarr 1-2 minuta. Shtojmë lëngun e portokallit dhe i përziejmë me erëzat e thata (koriandër, kumin, turmerik). Shtojmë specat e grirë dhe e lëmë në zjarr 5-6 minuta. Hedhim karkalecat dhe e ziejmë 3 minuta derisa karkalecat të marrin një ngjyrë rozë. Shtojmë sheqerin kaf, salcën e peshkut dhe qumështin e kokosit.

E trazojmë dhe e provojmë për të parë shijen. Shtojmë më shumë salcë peshku për shije më të thellë, ose më shumë qumësht kokosi për konsistencë më kremoze. E zbukurojmë në fund me koriandër dhe majdanoz të freskët. Shoqërohet me oriz basmati.

Perberesit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi

Share: