Home KRYESORE Video/Tronditet Durrësi, eliminohet shoku i Shullazit në atentat

Video/Tronditet Durrësi, eliminohet shoku i Shullazit në atentat

Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen 13 të Durrësit ku në një atentat të tipit mafioz një person u vra dhe një tjetër u plagos. Viktima është 38-vjeçari Edison Harizaj nga Vlora ndërsa i plagosur mbeti miku i tij G.C, 33 vjeç edhe ky banues në Vlorë. Në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.

Lojtës Videosh

Në foto janë momentet kur ekspertët e policisë po nxjerrin trupin e viktimës nga makina tip AUDI A8. Emri i Edison Harizajt nuk është i panjohur për policinë. Ai njihet si mik i Emiliano Shullazit ndërsa pak kohë më parë ai u përmend në dëshminë e Gazmend Merkaj si një nga ata që kishte urdhëruar vrasjen e Albano Xhaferit, trupi i të cilit nuk është gjetur ende./LAPSI.al

Share: