Home KRYESORE Zagani: Policia në Vlorë lajmëronte Habilajt se po vinin oficerë të SHISH

Zagani: Policia në Vlorë lajmëronte Habilajt se po vinin oficerë të SHISH

Ish-shefi i përfolur i Antidrogës, Dritan Zagani, i përndjekur nga strukturat e policisë dhe të drejtësisë, i marrë në mbrojtje nga një shtet i BE-së, të enjten, përmes një shënimi në Facebook, i është drejtuar me dy pyetje ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pyetja e parë, drejtuar nga Zagani është nëse është përdorur për të dekonspiruar SHISH aparaturat e përgjimit “IMCI-CATCHER” në momentin e zbulimit të saj nga skanimi i NATO në territorin e Shqipërisë përpara Asamblesë së përgjithshme të NATO në Tiranë?

Kurse në pyetjen e dytë, Zagani thekson se nga e mori informacionin oficeri i Policisë antidrogës Vlorë, kur lajmëronte Habilajt se në Vlorë do të vinin oficerë të SHISH enkas për ta?

Sipas tij, kjo strukturë e posacme përgjimi sot punon për llogari të Mënistrisë së Brendshme apo do të licensohet te media “Zeri i Popullit?”

Shënimi i plotë:

A do ket nje pergjigje live per kete….!

” A eshte perdorur per te dekonspiruar SHISH aparatura e pergjimit “IMCI-CATCHER” ne momentin e zbulimit te saje nga skanimi i NATO ne territorin e Shqiperise perpara Asamblese se pegjithshme te NATO ne Tirane? Nga e mori informacionin oficeri i Policise antidroges Vlore,kur lajmeronte Habilajt se ne Vlore do te vinin oficere te SHISH enkas per ta? Kjo strukture e posatshme pergjimi sot punon per llogari te MInistris se Brendshme apo do te licensohet te Media Zeri i Popullit?”

Share: