Në dëshminë e tij në polici, i arrestuari si i dyshuar për plagosjen e polices Ina Nuka ka pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së të enjtes, por ai ka rrëfyer se nuk ka patur si qëllim të plagoste efektivë policie.
18-vjeçari Daniel Dobraj ka mohuar të jetë autor i plagosjes së efektives së forcave “Shqiponja”, edhe pse burimet thanë se identifikimi i tij është bërë përmes pamjeve filmike.
Nga ana tjetër, babai i 18-vjeçarit, Viktor Dobraj, ka deklaruar dje se djalin ia arrestuan teksa po bëheshin bisedime për vetëdorëzimin.
I ati thotë se i biri është dhunuar në qelitë ku po mbahet i arrestuar, sikurse bejne me dije burime per “Panorama”. Policia e Tiranës e arrestoi Daniel Dobrën 24 orë pas ngjarjes së të enjtes dhe sipas policisë emri i tij u zbulua ditën e premte pas verifikimit të pamjeve filmike gjatë protestës.
Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë”, akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Drobaj u kap të premten në darkë në zonën e “Parkut të Autobusëve”./Opinion.al