Viti që po ikën ai 2018, padiskutim ka një rekord të vetin në zonën Euro pra në të gjithë BE personat që po afrohen në pragun e varferise janë 118 milion.
Në 500 milion qytetarë të BE, 118 milion jetojnë në varfëri ose në pragun e varferisë absolute.
1 ne 4 qytetare për tu shprehurë më sakte.
Mjafton kjo shifër për të lexuar vitin 2018, e besoje se është kjo pasqyra politike e çfarë po gatuhet ne Bruksel, Berlin, Paris, Londer e Rome.
Ti sot mundesh të punosh dhe je i varfër, nuk arrin dotë në fundin e muajit nuk paguan dotë kredin për shtëpin ose për bisnesin tënd, dikur me punë në Europe ndiheshe komod i vlerësuar i respektuar, ndiheshe në shtepi.
Ti sot mundesh të humbasësh një punë dhe nuk futesh më në ciklin prodhues të kapitalizmitë.
Ti futesh në kalvarin e 118 milion viktimave te globalizimit, ti futesh në kalvarin e revoltes që në disa vende po kthehet në dhune ndaj politikave që janë vendosur për ty ne emrin, e Rregullit Ekonomik.
Çfarë po ndodh me BE?
Ishim mësuar ta shikonim Europën me Baballarët e vete.
Sot Europa nuk ka më lider, ose me saktë nuk ka në horizontë lider të përmasave të Jasques Delors e Helmut Kohl.
Liderat europiane janë simbolizmi i vëllait të madhë ose atij të vogël dhe si ne çdo familje ku ka dashuri por edhe grindje, ata të epokës post-Kohl nuk u bënë dotë baballarët që i duheshin asaj.
Simbolizmi, Babi i Kombit është ajo që kerkojnë masat e revoltuara në Francë por jo vetëm aty.
Simbolizmi i Vëllezërve lider në këto vitet e fundit e ka pikënisjen me “buzëqeshjet” në të fameshmen koference shtypi ku Merkel e Sarkozy talleshin me pyetjen e gazetarit për vëllain me emër, Berluskoni.
Simbolizmi i Vëllezerve lider e ka kulmin e vetë me të fameshmen foto ku kryeministri grek Sypras është duke vendosur kravatën në qafë e me këtë mesazh politik, lë të nënkuptojë që ajo kravatë mundet të lirohet por edhe të shtrëngohet.
Lirimi e shtrëngimi i saj simbolizon kasapanën sociale e të vetëmit eksperiment politik, ku Regulli ekonomik i disa liderave jo në versionin “Babi i Kombit” i ka lënë historisë moderne.
Por kjo është punë për
historianët….
Duke u kthyer tek shifra monster 118 milion të varfër dhe tek roli i politkës ky vitë kurorezoi dhe një tjeter elemente shume të rëndesishëm për demokracite liberale.
Të gjithë aktorët e tjerë që janë oksigjeni i këtyre demokracive , sindikatat, organizatat jo qeveritare (OJQ), shkolla, kisha , ushtria.
Te gjitha këto janë në krizë po aq sa edhe politka. Kriza ka mbërthyer çdo kënd, njerzitë kanë humbur buzqeshjen.
Rebelimi e kthimi i shpinës i një inctitucioni si ai i Zjarrefikseve në France që beri xhiron e rrjeteve sociale është rasti i kesaj që po ndodh me demokracitë e BE.
“Vetëm duke menduar Europën si një e vetëme mundemi te zgjidhim problemet e saj” do tu rrëfehej bashkpunëtorëve të vete më të ngushte ish Sekretarit i Shtetit George Marshall.
Ishte viti 1947, Marshall kthehej me avion nga Moska për Washington.
“Ne ditëm të fitonim luftën -vazhdon Marshall- por nuk është kaq e lehtë të mbash paqen.
Shohim që progresi që bëjmë nga Vendi në Vend nuk është domethënës. Duhet ti zgjidhim problemet duke e parë Europën si një vizion në gjithësin e saj”
Vetëm katër muaj më vonë para Universitetit Harvard këto fjalë do të transformoheshin në të fameshmen Doktrina Marshall.
118 milion të varfër do të dëshironin një Baba Kombi si Marshall. Europa nuk meriton në tjetër vitë si ky.
Annus Horribilis….