Qeveria shqiptare duhet të nxjerrë jashtë çdo diplomat iranian në vendin e saj për faktin se kanë qenë pjesë e sjelljes së terrorizmit në këtë vend
Më 15 dhjetor 2018, Patrick Kennedy mbajti një fjalim në Shqipëri me anëtarët e opozitës iraniane të cilët i ishin bashkuar një video-konference të tubimeve të komuniteteve iraniane të mbajtura njëkohësisht në 42 qytete e kryeqytete të Europës, Amerikës së Veriut dhe Australisë të shtunën. Më poshtë vijon një pjesë e këtij fjalimi:
I përballur me protesta gjithnjë e më të gjera popullore në mbarë vendin, dhe i paaftë për t’i shuar ato me masa brutale shtypëse, regjimi i mullahëve i ka shtuar komplotet e tij terroriste kundër NCRI-së jashtë vendit, të cilën zyrtarët e lartë të regjimit e fajësojnë për këtë kryengritje. Regjimi në Teheran e di se sinergjia midis protestuesve në Iran dhe NCRI-së është kërcënim për vetë ekzistencën e tij. Në 2018-ën, regjimi e ka intensifikuar fushatën e keqinformimit dhe propagandës kundër rezistencës iraniane në mënyrë që ta njollosë imazhin dhe reputacionin e NCRI-së dhe të përgatisë terrenin për komplote të tjera terroriste.
Kompani të mëdha të mediave sociale si Twitter, Google dhe Facebook, gjatë muajve të fundit, kanë pezulluar dhe mbyllur qindra llogari të rreme dhe uebsite të lidhura me operacionin e keqinformimit të regjimit iranian. Ka patur një shtim të komploteve terroriste kundër disidentëve iranianë dhe NCRI-së këtu në tokën europiane. Këtë vit, tre sulme të ndryshme terroriste të mbështetura nga Teherani në Francë, Shqipëri dhe Danimarkë janë parandaluar përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis policisë dhe autoriteteve juridike e të sigurisë të disa vendeve europiane. Këto komplote të parandaluara të kujtojnë fushatën e regjimit me vrasje e akte terroriste kundër disidentëve dhe emigrantëve iranianë në Europë gjatë viteve 1980 dhe 1990.
Në atë kohë, BE dhe shtetet e saj anëtare u përgjigjën në mënyrë decizive duke përjashtuar personelin e inteligjencës së regjimit nga vendet e BE-së dhe duke i prerë marrëdhëniet diplomatike e duke pezulluar dialogun me Iranin.
Marrja në shënjestër e lëvizjes së organizuar të rezistencës tregon frikën që regjimi ka nga koalicioni i NCRI-së dhe përbërësit e saj kryesorë, PMOI/MEK, si alternativa demokratike ndaj sundimit të tij.
Kjo tregon se NCRI është një forcë reale për ndryshim dhe se platforma demokratike me dhjetë pika e prezantuar nga Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi, ofron një udhërrëfyes të arsyeshëm se si populli i Iranit mund të themelojë një republikë të drejtë, të lirë, demokratike dhe laike në Iran në këto rrethana vendimtare të historisë.
Kjo është arsyeja pse platforma demokratike e znj. Rajavi po fiton mbështetjen e iranianëve si brenda vendit ashtu edhe jashtë, si dhe po njihet ndërkombëtarisht nga parlamentarë e personalitete në Europë e në Amerikën e Veriut si alternativa më e arsyeshme për të ardhmen e Iranit.
Protesta popullore në Iran po vazhdon dhe po zgjerohet në mbarë vendin pavarësisht masave brutale shtypëse nga autoritetet.
Kështu, kryengritja që po çel në Iran nuk është vetëm për kufizimet shoqërore dhe problemet ekonomike; ajo është një shprehje e qartë e kërkesës popullore për një ndryshim të vërtetë demokratik në atë vend. Udhëheqësi Suprem dhe zyrtarët e regjimit, duke përfshirë komandantët e IRGC-së dhe Hassan Rouhani-n, e kanë pranuar publikisht muajt e fundit rolin kyç që NCRI dhe PMOI/MEK po luajnë në organizimin e këtyre protestave.
Për këtë arsye, regjimi është përgjigjur duke i shtuar ekzekutimet, arrestimet arbitrare të protestuesve dhe aktivistëve të tjerë në Iran, dhe duke zgjeruar veprimtaritë e tij terroriste dhe spiunazhin kundër NCRI-së dhe disidentëve jashtë vendit. Situata e të drejtave njerëzore në Iran vazhdon të përkeqësohet me masa brutale shtypëse e arrestime masive, si dhe me ekzekutime nga autoritetet si përgjigje ndaj protestave e grevave të vazhdueshme popullore kundër regjimit në mbarë vendin.
Një nga shkeljet më të urryera të të drejtave të njeriut nga regjimi iranian është masakra 30 vjet më parë në 1988-ën e tridhjetë mijë të burgosurve politikë. Kjo gjë u krye si rezultat i një fatwa të nxjerrë nga Lideri Suprem i atëhershëm Khomeini.
Shumica e viktimave ishin anëtarë e mbështetës të PMOI dhe NCRI.
Amnesty International e ka përshkruar këtë masakër si një krim në vazhdim e sipër. Në një raport të publikuar javën e shkuar nga Amnesty International, ata thonë kategorikisht se duhet ta hetojmë më në fund atë që ka ndodhur në 1988-ën, ku janë varrosur trupat dhe t’i sjellim para drejtësisë fajtorët një herë e mirë.
Është e qartë se i kemi parë këto komplote terroriste të parandaluara kundër një tubimi edhe në Paris.
E kemi parë përsëri këtu në Tiranë. E megjithatë, ambasada iraniane këtu në Shqipëri e ka dyfishuar madhësinë. Qeveria shqiptare duhet të nxjerrë jashtë çdo diplomat iranian brenda vendit për faktin se kanë sjellë terrorizmin në këtë vend. Ata e sollën terrorizmin në Shqipëri dhe nuk duhet të lejohen të vazhdojnë këtu apo kudo në Europë. Kur konsideron faktin se kanë tentuar të bombardojnë zyrtarë të zgjedhur nga e gjithë Europa, jo vetëm në Paris, kudo në Europë, këto ngjarje ndodhin, dhe ndodhin edhe në Shtetet e Bashkuara. Sërish, inteligjenca sekrete u përpoq të shpërthente një bombë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja pse dua t’u jap jehonë fjalëve të Madamë Rajavi-t duke thënë se IRGC duhet të futet në listën e organizatave terroriste.
Më lejoni ta mbyll duke thënë se jam takuar me shumë prej jush sot këtu dhe është e mrekullueshme çfarë keni arritur të ndërtoni në një vit. Dhe kjo më thotë një gjë shumë shpresëdhënëse. Më thotë se nëse keni mundur të rindërtoni Ashraf-in dhe Kampin Liberty dhe keni mundur të ndërtoni Ashrafin 3 këtu në Shqipëri, nuk do të vonojë derisa ta ndërtoni Ashrafin në Teheran.
*Patrick Kennedy ka përfaqësuar Distriktin e Parë të Rhode Island në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga 1995 në 2011. Si pjesëtar i familjes Kennedy, ai është djali më i ri i Senatorit të Massachusetts për një kohë të gjatë, Senator Ted Kennedy, dhe është një nip i ish-Presidentit amerikan John F. Kennedy.