Home KRYESORE Daçiç e pranon: Çdo ditë ne jemi më afër humbjes së Kosovës

Daçiç e pranon: Çdo ditë ne jemi më afër humbjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Kurir”, ka folur për taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.Daçiç ka kërkuar nga BE që të bëj presion për heqjen e pakuptimtë të taksës ndaj produkteve serbe.

Ai u shpreh se nëse tre vite më parë BE ka arritur të heqë bllokadën e Kroacisë në kufi me Serbinë, atëherë mund t’a bëjë edhe me Prishtinën,-transmeton Indeksonline.

Ndër të tjera, ministri shtoi se nuk ka qeveri në botë që s’ka kërkuar heqjen e taksës, duke përfshirë BE-në dhe SHBA-të.

Sipas tij, vetëm qeveria shqiptare mendon ndryshe rreth kësaj çështje.

Ndërsa në pyetjen se a vazhdon që Prishtina ta ketë ende përkrahjen e fuqive botërore pas vendosjes së taksës, ministri serb u përgjigj: “Ndoshta e kishte, por nuk e ka më.”

“Serbia nuk ka marrë ndonjë kundërmasë sepse ne respektojmë marrëveshjet”,- u shprehë Daçiç.

Kurse për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksa nuk hiqet deri në momentin kur Serbia të njohë Kosovën, Daçiç tha se Haradinaj flet për shumë gjëra që nuk ndodhin.

Ndërsa për dialogun tha se deri sa të hiqet taksa dhe të normalizohet gjendja nuk mund të ketë bisedime.

“Çdo ditë pa një zgjidhje, ne jemi një ditë më afër humbjes së Kosovës”, – përfundoi Ivica Daçiç.

360grade.al

Share: