Home KRYESORE Dekani i Filologjikut: Ligji i Arsimit të Lartë mund të na çojë...

Dekani i Filologjikut: Ligji i Arsimit të Lartë mund të na çojë në kolaps

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Sabri Laçi u shpreh në mbështetje të pedagogëve që me anë të një peticioni me 51 firma kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.

Sipas Laçit, fakulteti që përfaqëson ka artikuluar me kohë vërejtjet mbi Ligjin e Arsimit të Lartë, dhe që “kundërshtimet janë thelbësore, qysh nga mënyra se si institucionet shihen, pra si subjekte ekonomike, që synohet të vetëfinancohen”.

Kjo, sipas dekanit, “është e pamundur, sepse institucionet e arsimit publik duhet të kenë mbështetje të fortë te qeveria. Por nga momenti që Qeveria nuk arrin as të paguaj pagat e stafit ekonomik, dhe i duhet universiteti që të paguaj bursat për studentet e ekselencës ose ato me aftësi të kufizuara, atëherë ne jemi shume ne vështirësi.

Duke folur për “A2News”, Laçi shtoi se “praktikisht kemi shfrytëzuar të gjitha rezervat, që po shterojnë. Rrezikojmë kolapsin”.

D E K L A R A T Ë

e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.

Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.

Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.

Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
Garantimi i të drejtave studentore
Financimi i dijes
Cilësia e mësimdhënies
Demokratizimi i universiteteve
Autonomia e universiteteve
Rritja e transparencës
Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Vijojnë emrat:

Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu, Elsa Skenderi, Ymer Ciraku, Edlira Kola, Merita Karaguni, Andri Hoxha, Enkela Begu, Lindita Xhanari, Juliana Marko, Meli Bregu, Andi Pinari, Holta Shupo, Albana Deda, Flora Koleci, Alban Tartari, Dhimitër Doko, Dhimitri Bello, Marin Haxhimihali.

Share: