Në 40 minuta “dialog” të Ramës me studentët në farsën e organizuar nga Top Channel ku folën vetëm dy “kundërshtarë” u zbulua menjëherë se ata që bënin pyetje jane njerëz politikë të vendosur nga FRESh. I pari Mario Hysenlliu dhe e dyta Anxhela Bakiasi qe morën mikrofonin janë parë në aktivitete politike të PS. E tregojnë fare qartë fotot. Ironia më e madhe ishte se edhe kur e mori fjalen i treti Rama filloi ironinë. “kështu është kur sjeni mësuar të dialogoni e merrni fjalën pa rradhë”.
Por sigurisht edhe aty monologu i Rames lodhi dhe ata e moderatorin Alban Dudushi dhe, per me teper studentet vazhdonin protesten tek kryeministria dhe ministria e arsimit dhe kryeministri vazhdon monologjet e tij te tejzgjatura…