Për të dytën ditë radhazi, emigrantët shqiptare po protestojnë para Kryeministrisë. Ata kanë dërguar mesazhe drejt politikës shqiptare. Emigrantët thonë se, kryeministri Rama ka mbaruar, ndërsa bënë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë politike dhe sistemi zgjedhor, që po mban peng të gjithë shqiptarët.
“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, të vënë një standard, mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet.”,- tha një protestues. Mes protestuesve ishte edhe aktivistja Alida Karakushi, e cila u shpreh se, themeli i demokracisë janë zgjedhjet dhe kodi zgjedhor.
“Problemi nuk është vetëm tek arsimi. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me këtë protestë. Themeli i demokracisë ka të bëj me kodin zgjedhor. Na duhen lista të hapura, që shoqëria të zgjedh vetë kandidatin.”,- tha aktivistja.
“Kur na kanë dhënë mundësinë e ndërgjegjes shoqërore, vetëm në zgjedhje? Është një sistem i tërë që na jep një Kushtetutë, por jo të drejta. Është një sistem i cili nuk ka çfarë të na ofrojë më shumë. Vetën duke larguar këto gjëra, mund të kemi një të ardhme. Ne i kemi parë të gjitha, s’kemi çfarë të shohim më. Këta duhet të ikin.”,– tha një protestuese./K.C/dritare.net