Nga VLORALAJME
Banorët kanë bllokuar punimet për rikualifikimin urban të Spilesë në Himarë. Ata shprehen projekti është abuziv dhe është bllokuar me vendim gjykate. Ndërsa theksojnë se do ti mbrojnë pronat me gjak. “Po na hyjnë në prona, nuk na njohin aktet e pronësisë. Shteti po na detyron të bëjmë vetëgjyqësi,”-shprehen banorët. Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Vlorës shfuqizoi vendimin e Këshillit Bashkiak për rikualifikimin urban të Spilesë.