Home KRYESORE Hapa drejt një partie të re? Artistët: Koha për ta konkretizuar, ja...

Hapa drejt një partie të re? Artistët: Koha për ta konkretizuar, ja çfarë nevojitet

Dy regjizorët e njohur Robert Budina dhe Kastriot Çipi të cilët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, deklaruan se protestës së tyre i janë  bashkuar edhe artistë që kanë qenë hapur  në mbështetje të Partisë Socialiste.

Ata deklaruan në studion e Fax News se, nuk ka asnjë arsye për t’a etiketuar protestën si politike sepse çdo kush është i lirë të bëjë atë që dëshiron.

Kastritot Çipi tha se, pritet të ndryshohet drejtori i Teatrit Eksperimental pa u bërë asnjë lloj konkursi.

“Drejtuesja e re që pritet të emërohet ka mbledhur firma për shembejen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që Kiço Londo drejtori aktual, e ka kundërshtuar këtë vendim të qeverisë dhe tani ajo që ka firmosur shembjen e Teatrit do të bëhet drejtoreshë e tij”.

Ai akuzoi deputetët e majtë se janë rreshtuar pas liderit suprem dhe bëjnë çfarë t’ju thotë diktatori Rama – tha Çipi.

Ai shtoi se protesta ka qenë e hapur për të gjihë sepse sipas tij nuk mund t’i thuhet mos hajde Dashamir Shehut që sipas Çipit e njeh Teatrin përpara atij.

“A mund ti them për shembull Dashamir Shehut që të mos vijë në protestën e Teatrit në një kohë që ai e njeh Teatrin përpara meje pasi është një tirans i vjetër dhe ka 50 vjet që shkon nëpër shfaqje, unë aq vite i kam jetë”.

Nga ana e tij regjizori Robert Budina u shpreh se, protesta e diasporës ka shtruar rrugën që të gjitha palët të gjejnë gjuhën e përbashkët që sipas tij të gjithë bashkë duhet të ndërmarrin hapin e radhës.

Të pyetur se hapi i radhës a mund të jetë krijimi i një lëvizje politike regjizori u përgjigj: “Këto protesta e kanë treguar se një lëvizje e tillë është e nevojshme por ajo duhet të jetë e pastër dhe e papërlyer. Nëse do të krijohet një lëvizje e tillë moderne dhe europianizuese unë do t’a mbështes sepse mendoj se është koha për ta bërë. Kur ra sistemi komunist, ne e morëm të mirëqenë demokracinë. Ky ka qene gabimi ynë më i madh si shoqëri, ndaj sot është koha për të qenë më aktivë”.

Duke folur në kontekstin e protestave që janë parashikuar të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, Budina u shpreh se beson tek zgjerimi i saj pasi janë njoftuar protesta nga grupe të ndryshme qytetarësh, studentësh, naftëtarësh, biznesesh etj.

Share: