Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Ja çfarë deklaronte për firmën amerikane drejtori i rrugëve në ‘Opinion’

Ja çfarë deklaronte për firmën amerikane drejtori i rrugëve në ‘Opinion’

Rreth 2 javë më parë në emisionin Opinion u debatua mbi projektin e unazës së re, shpronësimet dhe atë çka do të ndërtohet. Në panelin e emisionit ka qenë i ftuar dhe drejtori i përgjithshëm i rrugëve Afrim Qëndro. Lidhur me firmat që kanë fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Re, Qëndro siguroi publikun se firma    “Delaware Haberman” do të jetë ajo që do të përfundojë ndërtimin edhe pse në fakt drejtuesi i emisionit ka shprehur më shumë se njëherë dyshimin se zakonisht pas emrave të kompanive amerikane në Shqipëri fshihet diçka tjetër më pak serioze.

Por këmbëngulja e drejtorit të ARSH ka qenë e tillë që ka siguruar publikun për seriozitetin e firmës amerikane. Se si qëndron e vërtëta e firmës amerikane kjo mbetet ende për t’u hetuar nga prokuroria. Por një ditë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” u publikuan dokumenta që hidhnin hije të forta dyshimi mbi vërtetësinë e dokumentave të regjistrimit të kompanisë ofshore “Delaware Haberman”.

Më poshtë pjesa e emisionit ku Afrim Qëndro argumenton pse kompania “Delaware Haberman”:

Qëndro: Unë kam bërë një deklaratëe zyrtare për këtë dhe po e shpjegoj edhe këtu, publikisht. Kemi një kompani  Dunëell Haberman një bashkim kompanish tek nyja tek shqiponja. Një kompani amerikane dhe një kompani shqiptare.

Fevziu: Më fal më fal ku ka kompani amerikane në Shqipëri? Deri më sot unë nuk di ndonjë kompani të huaj?

Qeëndro: Eshtë një kompani e cila mua me dokumenta zyratë më ka ardhur.

Fevziu: Si ai amerikani i ARMOS? Po që sdo ketë asnjë amerikanë aty ta siguroj

Qëndro: Unë jam i bindur për një gjë, pot a bëj deklaratë këtu në studio, që kjo kompani, bashkimi i këtyre kompanive do ta mbarojnë këtë vepër dhe kjo do të jetë një vepër model.

Fevziu: Po që sdo ketë asnjë amerikan aty ta siguroj.

Ndiqni videon në 1:18:00/OPINION.AL

Share: