Home KRYESORE Kaba: Shqipëria drejt rrudhjes së frikshme. Vepra më antikombëtare e Rilindjes!

Kaba: Shqipëria drejt rrudhjes së frikshme. Vepra më antikombëtare e Rilindjes!

Nderkohe ne Shqiperi ulet ne menyre te frikshme numri i lindjeve!

Shqiptaret jo vetem po pakesohen nga emigrimi por edhe nga ulja e numrit te lindjeve me gati 22% vetem ne 9 mujorin e pare te ketij viti..

Politika rilindase, edhe me ngjarjet e fundit, duke lene ne qiell te hapur mbi 1300 familje, po injekton tek shqiptaret veç pasiguriae per pronen, prespektiven e munguar,por edhe friken per te lindur femije ne kete vend.

Vetem 30 sekonda e do njiheni me kete tmerr qe po i ndodh kombit shqiptar dhe vete Shqiperise!

Rilindja jo vetem po monopolizon jeten ekonomike te vendit nepermjet PPP sa korruptive aq edhe vrastare, por po ben nje krim edhe me te madh kombit, tkurrjen e shpejte te popullesise.

Manovrat me dhenien e 350 eurove per lindje jane vetem makiazh per te fshehur te verteten e tmerrshme te mpakjes se popullesise se vendit tone.

Ne Shqiperi taksat jane te paperballueshme. Studentet protestojne se nuk mund te paguajne studimet. Çmimi i naftes eshte nga me te shtrenjtit ne Evrope. Fermeret jane ne kufinjte e mbijeteses per shkak te konkurrences se prodhimeve te gqinjve dhe mungeses se financimeve nga shteti. Minatoret nuk fitojne dot statusin e tyre. Naftetaret tallen pasi iu kane dhene nje ligj i cili nuk zbatohet. Nderrmarjet ekonomike po nuk qene te lidhura me qeverine nuk mund te mbijetojne. Biznesi i vogel po mbytet nga taksat edhe taksidaret. Ndersa taksat dhe aksizat ulen vetem per oligarket.

Çmimet e rrugeve me PPP po kushtojne 5 deri ne 6 here me shtrenjte se normalja. Tenderat ne mbi 70% te tyre behen pa gare. Edhe aty ku behen gara eshte formale, fituesi eshte i percaktuar pa u shpallur tenderi.

Por kjo e uljes se frikshme te numrit te lindjeve eshte vepra me antikombetare, e cila eshte derivat i kesaj qeverisje.


360grade.al

Share: