Home KRYESORE Kiço Londo u rebelua për Teatrin Kombëtar. Ministrja në minutën e fundit...

Kiço Londo u rebelua për Teatrin Kombëtar. Ministrja në minutën e fundit të punës e shkarkon

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur dhe për një emërim të fundit. Burime bëjnë me dije se drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental nuk do të jetë më Kiço Londo, por Jonida Beqo, e cila është aktualisht drejtore e Teatrit ‘Metropol’.

Kiço Londo ishte në konkurs përballë Jonida Beqos, ndërsa Beqo është zgjedhur si fituese e këtij posti.

Ajo që bie në sy është se ndryshimi mes tyre është se Beqo ka dalë pro prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Kiço London kundër.

Në një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë dhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Ekserimental do të jetë Jonida Beqo./Faktor.al

Share: