Home KRYESORE Kitaristi i muzikës xhaz i bie kitarës gjatë operacionit në tru që...

Kitaristi i muzikës xhaz i bie kitarës gjatë operacionit në tru që zgjati gjashtë orë

Në kohë reale kirurgët kanë mundur të bëjnë ndërhyrjen delikate kirurgjikale. Protagonisti i performancës nën bisturi ka qenë xhazisti Musa Manzini.

Muzikant afrikanojugor, kitaristi i muzikës jazz Musa Manzini, është operuar në tru nën anestezinë lokale për heqjen e një tumori, ndërsa luante në kitarë.

Siç raporton TgCom.it, Manzini, 47 vjeç, iu nënshtrua kësaj ndërhyrje që zgjati gjashtë orë, në Inkosi, në Spitalin Qendror Albert Luthuli në Durban.

Pikërisht për të shmangur paralizën dhe humbjen e funksionit të trurit për të kontrolluar lëvizjen e vullnetshme, sidomos të gishtave, mjekët i kërkuan atij të luante: dhe reagimet ishin interpretimi në kitare në kohë reale.

Një prej kirurgëve të ekipit, Rohen Harrichandparsad, shpjegoi që ekzekutimi muzikor i Manzini i ka ndihmuar mjekët të marrin një përgjigje në kohë reale, ndërsa i hiqej pjesa më e madhe e tumorit. Manzini ka luajtur në kitarë gati deri në fund të operimit, ndërsa mjekët kontrollonin që çdo gjë të ishte në rregull.

Pwrgatiti L.Veizi / Dita

Share: