Home KRYESORE Klara Buda mbështet fuqishëm protestën e studentëve Shqiptarë

Klara Buda mbështet fuqishëm protestën e studentëve Shqiptarë

Mbështesim tërësisht protestën e studentëve Shqiptarë dhe kërkesat e tyre. I bëjmë thirrje të gjithë personaliteve të letërsisë, artit e kulturës që të shprehen në mbështetje të kësaj proteste, pasi ai vend që ka shkatëruar edukimin e ka shkatëruar përfundimisht të ardhmen.

Të drejtat minimale që kërkojnë studentët shqiptarë për të studjuar janë limiti i fundit, para të cilit nuk mund të hesht më askush pa u bërë bashkëpuntor në këtë krim kombëtar, askush nuk mund të hesht më pa u mbuluar me turp!

Nga Klara Buda

Paris, 16 dhjetor, 2018

Editorial

Varfërinë ekstreme të studentëve nuk e kisha kuptuar në këtë masë. Është tronditëse se si mediat e kanë injoruar kaq shumë gjendjen e mjeruar të studentëve shqiptarë në përgjithësi, të cilët nuk kanë një status social dhe për pasojë asnjë përparësi, siç ndodh në çdo vend të botës!

Por ajo që askush nuk e përmend: pa status social studentët shqiparë mirë e bukur: nuk ekzistojnë.

Të vetmit studentë në botë pa kartë studenti ata, pra nuk përfitojnë asnjë reduktim qoftë për transport, qera, sport, libra, mjekim, shfaqje etj, ndërkohë që duhet të ishin pjesa më e stimuluar, më e mbështetur e shoqërisë. Dha të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë të kenë të drejtën e bursës.

Mbështes tërësisht protestën e studentëve Shqiptarë dhe kërkesat e tyre. I bëj thirrje të gjithë personaliteve të letërsisë, artit e kulturës që të shprehen në mbështetje të kësaj proteste, pasi ai vend që ka shkatëruar edukimin e ka shkatëruar përfundimisht të ardhmen.

Të drejtat minimale që kërkojnë studentët shqiptarë për të studjuar janë limiti i fundit, para të cilit nuk mund të hesht më askush pa u bërë bashkëpuntor në këtë krim kombëtar që përbën dekurajimin e rinisë, askush nuk mund të hesht më pa u mbuluar me turp!

Varfëria studentëve dhe korrupsioni i bordeve të Universiteteve me përfaqësi majoritare nga institucionet që i financojnë ato (shteti në rastin e universiteteve publike) dhe jo nga personeli akademik i tyre, bërë mundur kjo me votimin e ligjit 80/2015, është pasqyrë e gjendjes së përgjithëshme të shoqërisë shqiptare, ku ligjet janë ndryshuar gradualisht për të kontrolluar në mënyrë të plotë gjithshka, nga shkollat e spitalet publike tek televizioni publik, kontroll që përkthehet shpesh në mundësi për të vjedhur fondet publike të këtyre institucioneve.

Protesta e studentëve është shprehje e kushteve të mjerueshme sociale të të gjithë shoqërisë dhe gjendja e mjerueshme Universitetit publik është hallka e fundit ku zinxhiri nuk mban më !

Studetët nuk pranojnë përfaqsi, dhe kjo gjë që duket si paradoks është se në fakt instikti i tyre për tu mbrojtur nga blerja e përfaqsisë, nga tradhëtia e saj, gjë që është fare e lehtë në koorrupsionin e lartë të politikës dhe të shtetit, që studentët e kanë integruar dhe po e përdorin me mënçuri që të mos manipulohen nga askush.

Ligji 80/2015 e rrënoi Arsimin e Lartë, Universitetet janë në kolaps. Ai duhet të dalë nga fuqia menjëhërë.

Në kushtet e kolapsit total të sistemit arsimor duhet të dorhiqet menjëherë Ministrja e Arsimit.

Thirrje për kryeminstrin shqiptar

Kam një thirrje për kryeminstrin shqiptar, pasi ky është shansi i tij i fundit. Ndoshta ai nuk mund të ndreqë gjithë rrugëtimin që e ka çuar systemin e edukimit deri këtu, por mënyra se si do të sillet ai me protestën e studentëve, është shanci i tij i vetëm, që të paktën të mos hyjë në histori si ai që i dha shkelmin e fundit sistemit shkollor shqiptar, të cilin edhe rregjimi totalitar, megjithëse e politizoi, e ndërtoi dhe bëri falas. Që të mos hyjë në histori si ai që ministrinë e Arsimit e ktheu përfundimisht në Ministrinë e Errësimit.

Personalisht mbështes totalisht protesten e studenteve Shqiptare! dhe i bej thirrje të gjithë personaliteve të letersisë, artit e kultures që të shprehen në mbështetje të kesaj proteste. Ai vend që ka shkatëruar edukimin nuk ka më asnjë të ardhme. Të drejtat minimale që kerkojnë studentët shqiptarë jane limiti i fundit, para këtij limiti nuk mund të hesht më askush pa u mbuluar me turp!

Sot jam student, status social i mohuar nga Tirana zyrtare

#sotjamstudent #jesuisétudianterévoltée

Share: