Krizat jane te kudo dhe kurdo gjendura, nga individi, familja, shoqeria, kombi dhe mbare njerezimi. Ato kane prekur cdo cep te globit dhe kane karakterizuar cdo kohe te historise se njerezimit. Krizat jane te llojllojshme. Ato gjithashtu perbejne nje fenomen shume dinamik. Sado qe ne dukje ngjarje, krizat jane mjaft unike dhe identikisht te paperseritshme.
Krizave I kam kushtuar nje liber monografi te vecante.
Negociatat jane nje prej mekanizmave paqesor te zgjidhjes se krizave. Ashtu sikunder krizat, edhe negociatat kane nje gjeografi she histori shume te diversifikuar dhe dinamike. Ne cdo kohe e rrethanat negociatat jane rruga me e mire, me e dobishme, me e drejte, me e lire dhe me e sigurte per gjetjen e zgjidhjeve te cdo lloj krize. Ne Shqiperi dhe pergjithesisht ne Ballkan negociatat jane kulture e munguar.
Negociatave I kam kushtuar nje liber monografi te vecante.
Diplomacia eshte arti dhe shkenca e negociatave. Diplomacia ka lindur nga nevoja per te negociuar. Diplomacia ekziston kryesisht si proces permanent negocimi. Nga ana tjeter negocimi merr forme permes veprimit diplomatik. Diplomacia dhe negociatat jane sinonim I njera-tjetres. Dhe te dyja se bashku jane komunikim. Komunikimi diplomatik nderthure tre menyra: bisedimin, dialogue, negociatat. Tre keto menyra komunikimi duan qetesi, sinqeritet, kulture, profesionalitet, etike, miresjellje. Ne Shqiperi vecanerisht kultura e bisedimit, dialogut dhe negocimit eshte dukshem e munguar.
Diplomacise, pra kultures dhe teknikave te bisedimeve, dialogut dhe negocimit I kam kushtuar disa libra monografik.
Krizat, negociatat dhe diplomacia jane emergjente ne jeten shoqerore, institucionale dhe politike shqiptare. Njerezimi I ka studiuar shkencerisht keto fusha dhe na ka lene nje trashegimi shume te vyer. Kjo trashegimi lypet te njihet, te kultivohet dhe respektohet ne shoqerite tona, ne te kundert krizat, konfrontimet, ekstremizmi dhunshem, arroganca, autoritarizmi, imponimi mazhorancave dhe injorimi minorancave do krijojne kriza ciklike parrugedalje.
Le te lexojme perpara se te mendojme;
Le te degjojme perpara se te flasim;
Le te besojme perpara se te lutemi;
Le te shohim larg, perpara zgjidhjeve te castit;
Le te cmojme qetesine, perpara nervozizmit;
Le te buzeqeshim, perpara zgerdhimjes;
Le te shigjetojme veten, perpara te tjereve