Nga Nora Malaj
Erdhi momenti i se vertetes per t’i thene te gjitha te vertetat. Dhe kete na e solli protesta e studenteve, qe ne tere keto dite tregoi me maturi dhe pjekuri se askush nuk duhet te kete frike nga e verteta, edhe kurrë ajo të dhemb.
Formula e betimit në gjyq në Amerikane eshte :
“ Betohem se do te them te verteten, gjithe te verteten dhe vetem te verteten”. Sot ty, zoti Kryeminister , të eshte hapur kutia e Pandores, nga ku me qendrimin dhe sjelljen tende, arrogante , manipulatore dhe te papergjegjshme të dolen ne driten e diellit, mjerimi i ketij populli, varferia, skamja , semundejet dhe papunesia.
E para të iku shpresa. Iku se e debove ti, pasi mendove te beheshe lindor dhe jo perendimor. Mendove te beheshe “sulltan”, me pushtetin absolut te burrit te shteti. Pas gati 25 vitesh harrove se pushteti autokratik, vjen nje dite dhe jep llogari.
Dhe ti vetem apo me shoke ju fute atij lloj pushteti. Pasi godite punen dhe per rrjedhoje edhe sigurinë e garancinë per jeten, kanabizove vendin, pasi cove leket ne kompani offshore, u shfaq e ulur kembkryq varferia dhe mjerimi, pasi perqafove krijimin e check up-it, u ulen kembekryq semundjet dhe u rrit vdekshmeria e plakia galopante e popullësisë , si rezultat i ikjes së rinisë.
E sot, kembana e studenteve po bien forte , per te thene me ze e figure, me memo dhe me fjale, se si kryeminister ne ikje, ke shancin e fundit , qe te besh aktin qytetare duke votuar amandamente e buxhetit, për të realizuar të 8 kërkesat e studenteve, si nje “mea culpa” per te gjitha zullumet qe i ke sjelle kesaj rinie. Duke ndjekur me vemendje dhe shqetesim protesten e studenteve, me pergjegjesi qytetare dhe profesionale, vleresimi i Xhani Bukikos ( kreu i Komisionit te Venecias ) sot me tingellon mese i vertete :
“ Nje ligj nuk gjykohet ne vetvete nga nenet e tij, por nga pritshmeria publike, nga standartet dhe impakti i tij konkret ne shtet e shoqeri.”
Ligji i Arsimit te Larte tregoi se pritshmerite, produkti dhe zbatimi tashme jane shume larg asaj qe pritej. Kjo u duk qe ne mos dalja ne kohe te akteve nenligjore, ( sipas nenti 141 , brenda kater mujave), si dhe nje sere problemesh qe e bejne zbatimin e tij arbitrar, te pazbatueshem dhe sistemin e Arsimit te Larte te kaluar ne kolaps.
Kemi te drejte, kur themi se ky ligj eshte i pazbatueshem dhe duhet amenduar. Sot ke ndëshkimin studentore , për sjelljen tende mosperfillese, arrogante dhe te papërgjegjshme, që fshihet prapa pseudoqetesise se shfaqur te kreut te vendit.
Jane keto shfaqe qe e kane bëre ketë vend te pajetueshem, ju ka heq shpresen e në vend te saj , po instalosh frikën dhe bindjen pa kushte. Fshikullimen e pare ata dhe i gjithë populli po ta jep për gënjeshtren strumbullar te ngjarjes, qe eshte premtimi per 5% e PBP të arsimit ne 2018 që Ju nuk e mbajtet( Strategjia e Arsimit Parauniveritare 2014-2020) .
Sot te gjithe kemi te drejte te te themi qe Ju na keni mashtruar. Ti do qe njerezit, te cilet te rrethojne , te jene ushtare te bindur, robotë, të vendosur ne nje rresht pa zë, se ne te kunder, ndeshkimi i demonit i prete. Dikur , i nderuar KM ke dale me tezen qe sistemi korrupton njerezit, mos vallë tani e ke ndryshuar qe njerezit korruptojne sistemin?
Sot studentet kanë te drejte te revoltohen me ty, se ju ke ngritur gracken, duke i detyruar te jene pjese e nje ligj te pazbatueshem, dhe duke i renuar ekonomikisht. Kjo ështe sjellja e nje njeriu të papergjegjshem, që vendin e drejton sipas interesave te tij dhe atyre që ju sherben.
Sot studentet ty te shpërfillin dhe ti , për hakmarrje, i futur ne nje konflikt dhe ne nje gjueti shtrigash, te panevojshem , pedagoge- student. Megallomania nuk te lejojne te shohesh pertej syzeve te erreta qe ti ke vene .
Sot studentet revoltohen me ty, jo per paraqitjen, por per arrogancen qe ti perdore , duke ironizuar, fyer, genjyer e mashtruar, si nje magjistar qe predikon se me batuta te shpelara dhe me ironi demode do mundet tua kaloje problemin universiteteve, dhe harron se tashme ne lojen e parapelqyer tende te shahut ka hyre populli. Dhe populli kupton tashme qarte, qe problemi je ti ,me politikat që ke ndjekuar ne arsim në keto vite.
Ne mbyllje te fjales sime dua te te them juve , Zoti Kryeminister, si dhe te gjithe kolegeve te respektuar e te nderuar te pozites dhe opozites, që une, asnjeherë nuk kam qene rrogtare, si kur kam qënë zv/ministre me ju si Kryeminister apo edhe me Doktor Berishen si kryeminister dhe as sot si deputete, ne zbatim te mandatit që ma ka besuar populli i Krujes, une tju kerkoje, te dalni përtej egos tuaj narcizise dhe të sëmurë , të dalni mbi interesat meskine dhe si kryeministre ne ikje të beni nje akt finalë, duke i votuar amendimet, qe kur te shkruhet biografia juaj ne fund te thuhet ; “ Ndonese fundi i erdhi nga studentet , ai doli mbi veten dhe ja u fimosi kerkesat e tyre dhe amandimin për buxhetin jo nga frika, po nga vleresimi dhe dashuria qe kishte per ta” .Beje qe te na nderosh brezi, qe mos thone qe ai cdo gje mund te ishte, po vetem lider nuk u be kurrë .
Fjala e Nora Malaj ne parlament